Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZYMT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të errët e pa shkëlqim, e vrenjt, e errësoj. Perdet e zymtuan dhomën.
2. E bëj të ngrysur, vrenjt. Zymtoi fytyrën (sytë). Zymtoi vështrimin.
3. fig. Ia prish gëzimin, e mbush me trishtim; ia bëj të paqartë, të errët e të turbullt; ia nxij. Ia zymtoi jetën (shpirtin). I zymtoi shtëpinë. Ia zymtoi të ardhmen. Ia zymtoi bukurinë. Nuk duhet zymtuar ky sukses! Mërzi të panevojshme që e zymtojnë jetën. Ditën ma zymtojnë lajmet që dëgjoj dhe pamjet që shikoj.
✱Sin.: vrenjt, errësoj, ngrys, murrëtoj, nxij, trishtoj, brengos, turbulloj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë