Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZYMTËSÍ,~A f. 1. Të qenët i zymtë, vetia e diçkaje të zymtë. Zymtësia e natës (e territ). Zymtësia e filmit. Zymtësi e padepërtueshme. Ndjesi që sjell dimri me zymtësinë e vet.
2. fig.Të qenët i ngrysur, i trishtuar e i brengosur; të qenët pa gëzime e plot trishtim. Zymtësia e fytyrës. Zymtësia e shpirtit. Zymtësi shpirtërore. Zymtësia e së kaluarës (e jetës). Mbizotëronte zymtësia. Nuk po e gjente dot shkakun e kësaj zymtësie. S’po e kuptonim se nga i vinte gjithë kjo zymtësi mësuesit, që kish qenë gjithnjë i qeshur me ne. Ai thotë se zymtësia vret njerëzit.
3. fig. Të qenët i paqartë, i errët e i turbullt. Zymtësia e ngjarjeve (e rrethanave).
✱Sin.: zymti, zymtim, trishtim, brengosje, ngrysje, vrenjtje, vranësi.
ZYMTËSÍSHT ndajf., libr. Pa dëshirë, pa gëzim, me trishtim e me zymti. - Ka të drejtë, - mendoja zymtësisht. Dukej kaq zymtësisht e padrejtë. Rrëfente zymtësisht tragjedinë. E para…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë