Fjalori
ZYMBYL

ZYMBÝL,~I m. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Hyacinthus orientalis; Bellevalia) Bimë barishtore zbukuruese, me zhardhokvogël, me gjethezgjatura si heshtë, me lulevogla si hinkë e zakonishtgrumbulluaratufë, në ngjyrëkaltër, të bardhë, trëndafili etj. dhe me erë të mirë, që lulëzonfillimpranverës. Zymbyl i kaltër (i bardhë). Erë zymbylash. Kanë çelur zymbylat. Si zymbylisaksi (fig.) i bukur e i dëshirueshëm. Atje poshtë në ca vidha, / Po këndojnë shtatë bilbila, / Në një bahçe me zymbyla. (folk.). Na mbiu trandafil mbë derë, / Se zymbyl, se karafil. (folk.).


Rezultate të ngjashme

ZYMBÝL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shportë me dy doreza, zakonisht prej kashte a prej xunkthi, që përdoret për të mbajtur pemë, perime e sende të tjera. Mbushi zymbylen.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZYMBÝLTË (i, e) mb. Që ka ngjyrën e zymbylit. Fustan (fund) i zymbyltë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.