Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZVOGËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të vogël; e pakësoj, e ul, e ngushtoj etj.; e bëj më të shkurtër, e shkurtoj; kund. zmadhoj, rrit, shtoj, zgjeroj. I zvogëluan dritaret. Zvogëloi shpejtësinë. Zvogëloi moshën. Zvogëloi hapin. E zvogëloi trikon. E zvogëloi shumën. Zvogëloi afatet. Po të nisim e të zvogëlojmë forcën e shtypjes, fërkimi vjen e rritet (tek.). Mendja e madhe zvogëlon gojën. (fj. u.).
2. fig. Ia pakësoj a ia ul diçkaje forcën, vlerën, ngjyrën etj., ia ul rëndësinë etj.; e quaj pa rëndësi, e quaj a e paraqit më pak të rëndësishëm nga ç'është në të vërtetë. E zvogëlon rrezikun (fajin). Ia zvogëlon rolin (rëndësinë, ndikimin). Nuk mund të zvogëlohet kështu brenga (stresi). Nuk duhet t’ia mohojmë, madje as t’ia zvogëlojmë vlerat veprës së mirë. Rreziqet duhet t’i zvogëlojmë e jo t’i rritim.
✱Sin.: vogëloj, picërroj, vocërroj, mbledh, tkurr, rrudh, pakësoj, ngushtoj, shkurtoj, mek, ligështoj, rrëgjoj, mpak, zbres, cungoj, përgjysmoj.
ZVOGËLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zvogëloj diçka; pakësim a ngushtim i diçkaje; kund. zmadhim, rritje, shtim, zgjerim. Shkallë zvogëlimi. Zvogëlim i përmasave. Zvogëlimi i …
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZVOGËL/ÓHEM jovep. ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhet më i vogël; pakësohet, ulet, ngushtohet etj.; bëhet më i shkurtër, shkurtohet; kund. zmadhohet, rritet, shtohet, zgjerohet. Rrobat …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVOGËLÚAR (i, e) mb. Që është bërë më i vogël nga sa ishte, që është pakësuar a është ulur, që është zvogëluar; kund. i rritur, i zmadhuar, i shtuar, i zgjeruar. Me bebëza të zvogë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVOGËLÚES,~E mb. 1. gjuh. Që shërben për t'i dhënë kuptimit të fjalës një ngjyrim zvogëlimi. Emër zvogëlues. Kuptim zvogëlues. Prapashtesë zvogëluese. Nuanca zvogëluese e përkëdhel…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVOGËLÚESH/ËM (i) ~ME (e) mb. Që mund të zvogëlohet, që mund të jetë i zvogëluar. Dëshirat tona janë të gjitha të zvogëlueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë