Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZVJÉRDHUR (i, e) mb. 1. Që i është prerë gjiri, që është larguar nga e ëma (për foshnjën); që nuk pi më gji (për të voglin e një kafshe); kund. i vjerdhur. Fëmijë i zvjerdhur nga gjiri. Qengj (kec, viç) i zvjerdhur.
2. fig. Që i është ftohur dëshira për diçka, që i është neveritur diçka; që është ftohur a është larguar prej dikujt a prej diçkaje. I zvjerdhur fizikisht. Praktika të zvjerdhura. E ndjeu veten (shpirtin) të zvjerdhur. Ishte i zvjerdhur gjer në palcë dhe asnjë pune s’i afrohej më.
3. Që i kanë rënë lulet dhe ka filluar të lidhë kokrra (për pemët). Qershi (kumbull) e zvjerdhur.
4. Që i janë prerë rrënjët e tepërta a lastarët e padobishëm (zakonisht për hardhitë). Pjergull e zvjerdhur.
✱Sin.: i këputur, i ndarë, i ftohur, i zbaritur, i zverëtitur, i krasitur.
ZVJERDH vep., ZVÓRDHA, ZVJÉRDHUR kal. 1. I pres gjirin foshnjës, nuk i jap më gji; ndaj të voglin e një kafshe nga e ëma që të mos pijë më, ndaj; kund. vjerdh. Ia zvordhi gjirin. E zvordha fëmijën nga gjoksi. I zvordhën qengjat (kecat). - Kur qengjat fillojnë të hanë bar, i zvjerdhin nga nënat, i futim në një vathë më vete. Ka ditë që kecat i zvordhëm nga gjiri.
2. fig. Ia ftoh dikujt dëshirën për diçka, bëj që t'i mërzitet a t'i neveritet; e ftoh dhe e largoj prej dikujt a prej diçkaje, zbarit. Tamam ato duar ia kishin zvjerdhur gjellët që bënte. Ia zvordhën shkollën. I ka zvjerdhur çdo dëshirë. E zvordhën djalin. I zvordhi miqtë. Këtu ma vjerdh, aty ma zvjerdh djalin ajo vajzë. Qetë e ligj të zvjerdhin arën. (fj. u.).
3. vet. v. III, krahin. Fillon të rrëzojë lulet për të lidhur kokrra (për pemët). Qershia i ka zvjerdhur lulet.
4. I pres rrënjët e tepërta a lastarët e padobishëm një bime të shartuar (zakonisht për hardhitë), krasit. I zvordhën hardhitë.
✱Sin.: ndaj, këput, shkëput, pështiros, neverit, mërzit, ftoh, zbarit, zverëtit, krasit.
ZVJERDH vep., ZVÓRDHA, ZVJÉRDHUR kal. 1. I pres gjirin foshnjës, nuk i jap më gji; ndaj të voglin e një kafshe nga e ëma që të mos pijë më, ndaj; kund. vjerdh. Ia zvordhi gjirin. E…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVJÉRDHJ/E,~A f. 1. Veprimi kur heq fëmijën nga gjiri; prerja e qumështit të gjirit për foshnjën; ndarja e të voglit të një kafshe nga e ëma; kund. vjerdhje. Zverdhja e fëmijës nga…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë