Fjalori
ZVIRDHEM

ZVÍRDHEM jovep. ZVÓRDHA (u), ZVJÉRDHUR (zakonisht me trajtëshkurtër përemërore). 1. vetv. del nga zemra dikush, më ftohet, s'kamdëshirë për të, largohem nga dikush; heq dorë nga diçka; kund. vjerdhem. Iu zvordh çdo gjë. Iu zvordh nga zemra. Është zvjerdhur nga shokët. Iu zvordh puna (shtëpia). Iu zvordh duhani. - Pse të asht zvjerdhun kaq shumë, moj bijë? - pyeti e ëma. (folk).
2. bised., vetv., vet. v. III Rrëzon lulet për të formuar kokrra, bëhet me kokrra (për pemët). Rrushi u zvordh.
3. pës. e ZVJERDH. Fëmija zvirdhet nga gjiri kur mbush vitin.
Sin.: zbaritem, zverëtitem, zhigmohet, shogem, ndahet, këputet, shkëputet, pështiroset, neveritet, mërzitem, ftohem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ZVJERDH

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.