Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZVETËNÚAR (i, e) mb. Që është zvetënuar, që i ka humbur vetitë a cilësitë e mira, që është prishur, i çoroditur, i përdhosur. Shoqëri e zvetënuar. Jetë e zvetënuar. Rini e zvetënuar. Regjim i zvetënuar. Njeri i zvetënuar. Vinte pak i zvetënuar, nga fytyra i hequr, i pagjumë. Është një rast i zvetënuar. E ka treguar vetë se është i zvetënuar në karakter.
✱Sin.: i prishur, i shthurur, i çoroditur, i bastarduar, i përçudnuar, i përdhosur, i degjeneruar.
ZVETËN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj që të humbasë cilësitë a vetitë e mira, i prish anët e mira dikujt a diçkaje; prish, çorodit, përdhos. I zvetënoi njerëzit. Të mos e zvetënojmë gjuhën! Mos me e zvetnue tjetrin, mos me ia prek nderin e virtytin e mos me i shkelë në sedër.
✱Sin.: prish, çorodit, përdhos, shthur, bastardoj, përçudnoj, degjeneroj.
ZVETËNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Humbja a prishja e cilësive e vetive të mira të dikujt a të diçkaje, prishje, çoroditje, përdhosje. Zvetënimi i njerëzimit. Zvetënimi i trupit. Zvetënim …
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZVETËN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Humbas cilësitë a vetitë e mira; prishem, çoroditem, përdhosem. U zvetënua njeriu. Mbreti nuk e pranonte të zvetënohej i biri me një sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVETËN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj që të humbasë cilësitë a vetitë e mira, i prish anët e mira dikujt a diçkaje; prish, çorodit, përdhos. I zvetënoi njerëzit. Të mos e zvetënojmë …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVETËNÚES,~E mb. Që e bën të humbë vetitë a cilësitë e mira; që shkakton humbjen e vetive të mira e thelbësore. Veprim zvetënues. Sjellje zvetënuese. Histori zvetënuese. Në këtë ka…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVETËNÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të zvetënohet. Mendje e zvetënueshme prej sjelljeve e klisheve. Qendrueshmëria demografike dhe ekonomike është e zvetënueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë