Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZVER/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET anat. Pjesa e prapme e qafës, ana e përkundërt e gushës; qafa. Gropa e zverkut. Rruazat e zverkut. Fshiu (kroi) zverkun. E kapi nga (për) zverku. Flokët i binin mbi zverk. - Mu në zverk më kishte dalë një çiban, që ma mori shpirtin. Kush ul qafën, i bien zverkut. (fj. u.). Mendja e madhe ta thyen zverkun (qafën). (fj. u.). Ujku e ka zverkun të trashë, se nuk përton (se i bën gjithë punët vetë). (fj. u.). Duhet zverk për atë këmborë. (fj. u.).
✱Sin.: qafë, pasqafe, arrëz, palcak, rruazë, gërmicë.
♦ I fërkon zverkun (dikujt) keq. shih i fërkon krahët (dikujt) keq. I ka hipur në zverk (dikujt) shih i ka hipur në qafë (dikujt). E kapi për zverku (dikë) shpërf. e detyroi dikë me dhunë të bëjë diçka, e vuri me zor, pa e pyetur e duke shpërfillur kundërshtimin e tij. Ia përdrodhi zverkun (*qafën) (dikujt) përb. shih ia përdrodhi qafën (dikujt) përb. Kur të shohë zverkun (qafën) pa pasqyrë (dikush) iron. kurrë, asnjëherë; kur të shohë veshët pa pasqyrë; kur të shohë kurrizin (shpinën) pa pasqyrë; kurrën e kurrës. I është trashur zverku (*qafa) (dikujt). Theu (këputi) zverkun (*qafën) (dikush) keq. E uli (e shtroi) zverkun (*qafën) (dikush) përb. Zuri zverkun (*qafën) (dikush) keq.
ZVERKÓR,~E mb., anat., bised. I zverkut; që ka të bëjë me zverkun.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVERDH vep., ~A, ~UR 1. kal. Bëj që të ketë ngjyrë të verdhë; i jap ngjyrë të verdhë. e mbuloj a e vesh me diçka të verdhë; zverdhoj. Ia zverdhi gjethet. Gruri i zverdhi fushat. E …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVERDHÁK,~E mb. 1. Që është bërë si i verdhë. Gjeth zverdhak. Dritë zverdhake. Një gazetë zverdhake. Mëndafsh fijesh zverdhake. Nën poçin zverdhak të dyqanit.2. Verdhacak, i zbehtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVERDHÁN,~E mb. 1. Që është i verdhë në fytyrë. Burrë zverdhan. Vajzë zverdhane. 2. I zbehtë, zverdhak2. 3. Me fytyrë të verdhë në të gjelbër (nga kequshqyerja, nga ndonjë sëmundje…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZVÉRDHEM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Merr ngjyrë të verdhë, bëhet i verdhë. U zverdhën gjethet. U zverdh gruri. Fletët e ndonjë ahu sapo kishin filluar të zverdheshin…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVERDHÍM,~I m. Gjendja kur zverdhoj e marr një ngjyrë të verdhë në fytyrë; gjendja kur diçka bëhet, vishet a merr ngjyrë të verdhë. Zverdhimi i flokëve. Zverdhimi i fushave. Periud…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVÉRDHJ/E,~A f. 1. Zverdhim. Zverdhja e gjetheve. Zverdhja e flokëve. Koha e zverdhjes. Virusi i zverdhjes gjethore.2. Zbehje1. Zverdhja e fytyrës (e hundës, e veshëve). Ke një zve…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVERDH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Zverdh. E zverdhoi me bojë. 2. jokal., vet. v. III Merr ngjyrë të verdhë; ndrit me një ngjyrë të verdhë; duket si i verdhë. Makina ecte duke lënë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVERDHÚK,~E mb. Zverdhak. Mbi nji flakë zverdhuke krandesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVÉRDH/Ë,~A f., mjek. Verdhëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë