Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZVÉRDHJ/E,~A f. 1. Zverdhim. Zverdhja e gjetheve. Zverdhja e flokëve. Koha e zverdhjes. Virusi i zverdhjes gjethore.
2. Zbehje1. Zverdhja e fytyrës (e hundës, e veshëve). Ke një zverdhje të lëkurës. Shfaqen shenja të zverdhjes. Ka këputje të trupit të shoqëruar me zverdhje.
✱Sin.: verdhje, lëverdhje, zverdhim, zbehje.
ZVERDH vep., ~A, ~UR 1. kal. Bëj që të ketë ngjyrë të verdhë; i jap ngjyrë të verdhë. e mbuloj a e vesh me diçka të verdhë; zverdhoj. Ia zverdhi gjethet. Gruri i zverdhi fushat. E zverdhi gypin duke e fërkuar. Zverdha murin. Lulet e kungujve kishin zverdhur anekënd kopshtin.
2. kal. Zbeh1.
3. jokal., vet. v. III Zverdhon. Zverdhin fushat e kodrat. Aty-këtu zbardhte, skuqte a zverdhte ndonjë pemë e ngarkuar me lule. Arka ishte e hapur dhe në fund të saj zverdhnin gjylet. Fytyra e plakës zverdhte nën dritën e dobët të kandilit. Në rrafshin që formohej nga turma e dendur, zverdhnin flokët e shumë vajzave dhe grave.
✱Sin.: verdh, lëverdh, zverdhoj, zbeh, zverdhon, verdhullon.
ZVERDH vep., ~A, ~UR 1. kal. Bëj që të ketë ngjyrë të verdhë; i jap ngjyrë të verdhë. e mbuloj a e vesh me diçka të verdhë; zverdhoj. Ia zverdhi gjethet. Gruri i zverdhi fushat. E …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVERDHÁK,~E mb. 1. Që është bërë si i verdhë. Gjeth zverdhak. Dritë zverdhake. Një gazetë zverdhake. Mëndafsh fijesh zverdhake. Nën poçin zverdhak të dyqanit.2. Verdhacak, i zbehtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVERDHÁN,~E mb. 1. Që është i verdhë në fytyrë. Burrë zverdhan. Vajzë zverdhane. 2. I zbehtë, zverdhak2. 3. Me fytyrë të verdhë në të gjelbër (nga kequshqyerja, nga ndonjë sëmundje…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZVÉRDHEM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Merr ngjyrë të verdhë, bëhet i verdhë. U zverdhën gjethet. U zverdh gruri. Fletët e ndonjë ahu sapo kishin filluar të zverdheshin…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVERDHÍM,~I m. Gjendja kur zverdhoj e marr një ngjyrë të verdhë në fytyrë; gjendja kur diçka bëhet, vishet a merr ngjyrë të verdhë. Zverdhimi i flokëve. Zverdhimi i fushave. Periud…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVERDH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Zverdh. E zverdhoi me bojë. 2. jokal., vet. v. III Merr ngjyrë të verdhë; ndrit me një ngjyrë të verdhë; duket si i verdhë. Makina ecte duke lënë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVERDHÚK,~E mb. Zverdhak. Mbi nji flakë zverdhuke krandesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVERDHÚL,~E mb. Që ka një ngjyrë të verdhë të lehtë. Ngjyrë zverdhule.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVÉRDHUR (i, e) mb. 1. Që ka marrë ngjyrë të verdhë; që është bërë i verdhë. Gjethe (bimë) të zverdhura. Libra të zverdhur. Një arë me misër të gjatë e të zverdhur. Gruri filloi të…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVÉRDH/Ë,~A f., mjek. Verdhëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë