Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZVARRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zvarrit diçka; heqja zvarrë e dikujt a e diçkaje. Zvarritja e të vrarëve. U mor me zvarritjen e trarëve. Zvarritja e gjarprit (e kungullit). Rrobat e grisura nga zvarritjet.
2. fig. Lënia e diçkaje pa mbaruar për një kohë të gjatë, mbajtja e një pune nëpër duar për shumë kohë. Zvarritje të qëllimshme. Zvarritja e çështjes. Zvarritja e botimit të veprës. Zvarritja e punëve. Zvarritje burokratike. Ka pasur zvarritje dhe parregullsi të theksuara. Të neverit kjo zvarritje prej zvarranikësh, që të kujton gjarprin a krimbin.
3. Zgjatja më shumë se zakonisht (e zërit, fjalëve etj.), zvargie. Në këtë muzikë ka edhe përsëritje ose zvarritje të tingujve.
✱Sin.: zgjatje, shtyrje, zvargie, zhagmitje, zhargitje, rrëshqitje.
ZVARRÍT (ZVARRÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Lëviz dikë a diçka duke e tërhequr me forcë e rrafsh për tokë, e heq zvarrë. Zvarrit thesin. Zvarriti të plagosurin. E zvarriti deri në shtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZVARRÍT/EM (ZVARRÍSEM) jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv. Lëviz duke u hequr zvarrë për tokë, hiqem zvarrë; vet. v. III shtrihet a ngjitet pas diçkaje. U zvarrit drejt kodrës. Fëmija fil…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVARRÍTUR (i, e) mb. 1. I hequr zvarrë, i munduar, i sfilitur. Trupa të zvarritur.2. edhe fig. Që bëhet a që zhvillohet pa gjallëri, ngadalë e si me zor, i zvargur, i tejzgjatur. P…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVARRÍTËS,~E mb. 1. zool. Që lëviz duke u zvarritur (për kafshët). Gjallesë zvarritëse. Kafshë zvarritëse. Përbindësh zvarritës. Me lëvizje zvarritëse. Qeniet zvarritëse përdorin m…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVARRÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Vegël bujqësore me dhëmbë për të mbledhur barin etj., krehër bari. Barin e jonxhën zakonisht i mblidhnin me zvarritës.2. zool. Gjymtyrë e parë e emërt…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZVARRÍTËSE,~T f. vet. sh., bot. Bimët kacavjerrëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë