Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZVÁRGUR (i, e) mb. 1. Që vijon më shumë se zakonisht, që zgjatet e zvarritet. Vajtim i zvargur. Këngë (muzikë) e zvargur. Jehonë e zvargur. Punë të zvargura. Mërmëroi me zë të zvargur. Me atë britmën e zvargur e të pikëllueshme “Dru me pre”. Tingujt e kambanës vinin vërdallë të ngadaltë e të zvargur.
2. Që shtrihet në një gjatësi të madhe, që zgjatet; që varet. Re të zvargura. Mjegull e zvargur. Me rroba të zvargura. Një rit i zvargur pafundësisht. Fryn prapë era me zë të zvargur e të hidhur. Kisha dëgjuar netëve rrëfime të tilla të zvargura. Ai i përfytyroi tek ecnin drejt tij me hapa të zvargur, si në ëndrrat e këqija.
✱Sin.: i shtrirë, i zvargur, i zvarritur, i varur, i lëshuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë