Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ZVÁRG/ET jovep. ~(u), ~UR vetv., vet. v. III 1. Vijon më shumë se zakonisht, zgjatet e zvarritet. Zëri iu zvarg. Kënga zvargej e zvargej. Diku larg zvargeshin të lehura të njëpasnjëshme. Tingulli befas u trash e u zvarg si një masë brumi.
2. Shtrihet në një gjatësi të madhe, zgjatet; varet. Retë zvargeshin larg. Iu zvarg fustani. Hija e tij zvargej poshtë harqeve të urës.
✱Sin.: zgjatet, zvarritet, varet, shtrihet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë