Fjalori
ZVARGËT

ZVÁRGËT (i, e) mb. I zvargur, monoton. Zë i zvargët.

ZVARGET

ZVÁRG/ET jovep. ~(u), ~UR vetv., vet. v. III 1. Vijonshumë se zakonisht, zgjatet e zvarritet. Zëri iu zvarg. Kënga zvargej e zvargej. Diku larg zvargeshin të lehuranjëpasnjëshme. Tingulli befas u trash e u zvarg si një masë brumi.
2. Shtrihet në një gjatësimadhe, zgjatet; varet. Retë zvargeshin larg. Iu zvarg fustani. Hija e tij zvargej poshtë harqeveurës.
Sin.: zgjatet, zvarritet, varet, shtrihet.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ZVARG
ZVARG

ZVARG vep., ~A, ~UR kal. E zgjat a e zvarrit diçka (një punë, zërin etj.). E zvargte zërin. E zvargu punën. I zvargte fjalët. Muzikantët zvargin notat e fundit të një partiture.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.