Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZULLÚM,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Dëm. I bëri kali zullum. Pagoi zullumin. Kumbullat e papjekura të bëjnë zullum.
2. kryes. sh. Të këqija, padrejtësi, mujshi (grabitje, shkatërrime etj.) që bën dikush, duke shpërdoruar fuqinë që ka e duke përdorur dhunën. Zullumet e të pasurve. Ka bërë shumë zullume. I ka shtuar zullumet. E teproi me zullume. E trashi zullumin. Nuk e dinin se nga kush u vinte e keqja dhe zullumi. Zullumi e ka taksiratin afër. (fj. u.). Zullumi s’ka skaj. (fj. u.). Çdo gjë këputet për së holli, zullumi këputet për së trashi. (fj. u.). Zullumet e të atit, i paguan i biri. (fj. u.).
✱Sin.: dëm, e keqe, padrejtësi, mujshi, grabitje, shkatërrim.
ZULLUMQÁR,~E mb., bised. 1. Që bën zullume, dëmtues e shkatërrimtar. U bë zullumqar. Ka qenë zullumqar i madh. Politikanë zullumqarë. Zhurmë zullumqare. Burra zullumqarë.2. Mujshar…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë