Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZOT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. 1. E nënshtroj dikë a diçka, e bëj zap. Ka zotuar vendin. E kishte zotuar krejt malësinë. Me luftrat që fitova, / Gjithë vendet i zotova. (folk.).
2. Marr me forcë, shtie në dorë, bëhem zot i diçkaje, përvetësoj; marr dhe trashëgoj; zotëroj, kam. Ia zotoi shtëpinë. Pasurinë ia zotuan djemtë. Zotoi tokën. Zoton pasuri të mëdha.
3. Detyroj; shtrëngoj. Nuk e zoton dot të bëjë kështu.
✱Sin.: nënshtroj, bëj zap, përvetësoj, zotëroj.
►ZOT/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Marr përsipër një detyrim, jap fjalën të kryej një punë, premtoj për diçka, marr zotim. Zotohem para të gjithëve. U zotua për ta përfunduar…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë