Fjalori
ZOTI

ZÓTI (i), ZÓNJA (e) mb. 1.është i aftë për të bërë diçka; që e zotëron shumë mirë një profesion, një lëndë etj., që e kryen shumë mirë një punë; i shkathët, i fortë e trim. Punëtor (nxënës, specialist) i zoti. Djali i zoti. Mjeke e zonja. Është i zoti i punës (e zonja e punës). Është i zoti i gojës (i fjalës). Është shumë i zoti (shumë e zonja). Grua e zonja ka qenë e ëma dhe sa rroi, ndere pati. Kush është i zoti, s'i shkon zi moti. (fj. u.). Dita-ditës shkoi moti, mjerë ai që s’qe i zoti. (fj. u.). U nxi rrushi, u mbyll moti, mjerë ai që s’qe i zoti. (fj. u.).
2. keq. Që ka prirje për të bërë diçkakeqe, që s'e ka për gjë të bëjë një të keqe. I zoti për ngatërresa (për mashtrime).
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. I zoti e nxjerr farën prej gurit. (fj. u.). I zoti ia di pleshtit kërthizën. I zoti mbyll dymbëdhjetë dyer me një shul. (fj. u.). I zoti hyn në pus e del pa lagur. (fj. u.).
Sin.: i aftë, i fortë, i shkathët, dorëdjathtë, i vyeshëm, shqiponjë, vitore.
Është (i zoti) i *gojës (dikush).

ZOTI

ZÓT/I (i) m. sh. ~ËT (të) vet. tr. e shquar. 1. Pronari i diçkaje, ai që zotëron një pasuri a diçka tjetër; ai të cilit i përket diçka. I zoti i shtëpisë. I zoti i dyqanit. I zoti i orës. I zoti i librit. E ka të zotin. Ia dhazotit. Sa di i zoti i shtëpisë, nuk di tërë fshati. (fj. u.). I zoti e nxjerr (e qit) gomarin nga balta. (fj. u.). I zoti e shet, tellalli s'e jep. (fj. u.). Flaka doli mbi çati, po i zoti nuk e di. (fj. u.).
2. Ai që është ngarkuarbëjë diçka dhe përgjigjet për të. I zoti i dasmës. Puna do të zotin. (fj. u.).
Ndërroizotin (diçka) shaka. humbi diçka, nuk gjendet më, e morën, e vodhën. S’e njeh *qenizotin (diku). Qan *puna për të zotin. *Qen që ha të zonë (të zotin) përçm. Shan *shtambazotin! iron. Vajti haka tek i zoti secili mori atë që i takonte sipas punës, sipas vlerave etj.; doli e drejtashesh, fitoi ai që kishdrejtë; ra e drejtashesh; ra e drejta në mes. I zoti e di ku i pikon çatia shih (e di vetë) ku më dhemb dhëmbi.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ZOT
ZOT

ZOT,~II m. sh. ~A, ~AT 1. fet., vet. nj. Qenie e mbinatyrshme supreme, krijuesi dhe sunduesi i gjithësisë, i plotëfuqishëm dhe i vetëmjaftueshëm, në besimet monoteiste; Hyji, Perëndia, Allahu. Ka vetëm një Zot. Besoj në Zot. - I lutemi Zotit. - Zotiruajt. - Ruajna, o Zot. Janë punët e Zotit. - Zoti na ndihmoftë! - Për atë Zot. Zot bëje plot, të hanë dhe ata që rrinë kot. (fj. u.). Kur nuk sheh i zoti, nuk sheh as Zoti. (fj. u.).

2. fet., mitol., edhe sh. Krijesë e mbinatyrshme me fuqi të jashtëzakonshme, në besimet pagane dhe në mitologji; hyjni. Zeusi ishte zot i qiellit në mitologji. Lexoj për dymbëdhjetë zotat e Olimpit. Aty ku jetojnë zotat e nëntokës.

Sin.: Hyj, Perëndi, Allah, i Plotëfuqishmi, Fuqiploti, Fuqimadhi, i Gjithëfuqishmi, Krijuesi, Mëshirëmadhi, Hirmadhi, hyjni, perëndi.

*Baltë e Zotit (e Perëndisë). Na e faltë Zoti! (dikë a diçka) urojmë që ta kemi, se është shumë i mirë; e paçim përherë! E ndjeu Zoti (dikë) lart. vdiq; e ndjeu Perëndia. Një Zot e di! nuk e di a nuk e kupton askush ç’po bëhet, nuk mund ta dimë si po venë a si do të venë punët. Zot na ruaj! (ruajna Zot!) mos ndodhtë!; s’kemi ç’të bëjmë po të ndodhë diçka.

ZOT

ZOT,~III m. sh. ~ËRÍNJ, ~ËRINJTË 1. Pronari i diçkaje; pronari kundrejt atyrepunojnë tek ai, i zoti.Sillej si zot. Ndërroi zot. Ti zot, unë zot, gomarin kush e kullot? (fj. u.). mirë i zoti pa gjë, sesa gjëja pa zot. (fj. u.). Kur gjen gomar pa zot, pse të mos e hipë? (fj. u.).
2. libr. Përdoret kur i drejtohemi me nderim a zyrtarisht një burri, zotëri. - Zoti president! - Zoti ministër! - Zoti ambasador! I lutem zotërisë sate të na bëjë një të mirë!
3. edhe fig. Ai që ka në dorë diçka dhe që e përdor atë sipas dëshirës, ai që ka të drejtaplota mbi diçka; i zoti. Zoti i shtëpisë kryefamiljari, i zoti i shtëpisë. Qen pa zot. Vendi ka zot. Toka sot ka zot. Do zot shtëpia. Fushën pa zot, gjithkush e kullot. (fj. u.). Do punazotin. (fj. u.). Malli qan për zot. (fj. u.). Malli që s’ka zot, shkon e vete kot. (fj. u.). Shtëpia do zot. (fj. u.).
Bëhem zot i vetes rritem, burrërohem; e kamdorë vetë gjithçka që ka të bëjë me mua, vendos vetë për fatin tim; jam i pavarur. I dal për zot. 1. (diçkaje). E pranoj një detyrë a ia hyj një pune, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për ta kryer mirë; jam i aftë ta kryej një punë ashtu si duhet; marr përsipër (diçka). 2. (dikujt a diçkaje). E marr nën mbrojtjen time, e ruaj dhe e ndihmoj me gjithçka; marr gjithë përgjegjësinë për të dhe e përkrah a e mbështet me të gjitha mundësitë; e kam marrë (e mbaj) nën sqetull (dikë). E gjeti zotin (puna) ra diçkaduarsigurta, e mori përsipër një punë ai që mund ta bëjëmirë; e gjeti (guri) vendin. *Mall pa zot (belik) shpërf. Qan *dyfeku për zot. Vetë zot e vetë shkop (dikush) i plotfuqishëm, që bën siç do vetë, që nuk varet ngatjerët, por që vendos e urdhëron vetë ai; që s’pyet për të tjerët; vetë vali e vetë kadi (myfti); vetë kadi e vetë myfti; ka (në dorë) edhe gurin edhe arrën; pret e qep.

ZOT

ZOT,~IIII m. sh. ~Ë, ~ËT arb. Prift; famulltar.


Rezultate të ngjashme

ZOTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Premtim që jepet për të bërë diçka në një kohë të caktuar, fjala e dhënë për diçka. Zotime të mbajtura. Zotime konkrete. Mori zotim. E mbajti (nuk e shkeli)…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.