Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZOTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Jam zot a pronar i diçkaje; e kam në dorë dikë a diçka; kam. Zotëronte tokën. Zotëron mjete të shumta (të fuqishme).
2. fig., kal. E kam në dorë dhe mund ta bëj si dua; kam fuqi të plotë mbi diçka; përmbaj; mposht. Nuk i zotëronte dot këmbët. Di ta zotërojë veten si në çaste të hidhura, edhe në çaste të gëzuara. E zotëron gjendjen. E zotëroi sallën. E zotëronte turmën me një fjalë e me një lëvizje të prerë të dorës.
3. kal. E di a e njoh mirë diçka, e kam përvetësuar si duhet; ia them mirë një zanati. E zotëron mirë profesionin (teknikën). Zotëron dy gjuhë të huaja.
4. kal. dhe jokal., vet. v. III Gjendet më lart se diçka tjetër dhe lejon që kjo të shihet e të vëzhgohet mirë; është a ndodhet përmbi diçka. Kodra zotëron qytetin. Kalaja zotëron fushën. Shkëmbi zotëron mbi lumë.
5. jokal., kryes. vet. v. III Është përhapur kudo, ka përfshirë çdo gjë; ka më shumë; mbretëron, sundon. Zotëron një gjendje e shkëlqyer. Zotëroi qetësia. Zotëron një atmosferë pune (e ngrohtë). Një heshtje varri zotëronte mbi katund sikur s'kishte frymë njeriu aty.
6. kal. Tremb, i fut frikën. Më zotëroi djalin i paudhi.
✱Sin.: gëzoj, kam, mbaj, zotoj, përmbaj, mposht, sundoj, përvetësoj, përtyp.
►ZOTËR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Njihet mirë, është përvetësuar. Zotërohet mirë (teknika, mësimi). 2. pës. e ZOTËRÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZOTËRÓR,~E mb. Që është nën zotërimin e dikujt.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë