Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZOTËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur zotëron pasuri, pronë apo sundon diçka; pasje, pronësi, sundim. Zotërimi i tokës (i pyjeve). Zotërimi i pasurisë. Ka në zotërim një pasuri të madhe. Zotërimet e Kastriotëve. E ka nën zotërim. Të ardhura në zotërim. Shtriu zotërimet e tij. Ia morën zotërimet. Të gjitha territoret e quajtura “Devolli i Poshtëm” dhe “Devolli i Sipërm” ishin në zotërim të Muzakajve.
2. Njohja mirë a përvetësimi si duhet i diçkaje; kompetencë ose mjeshtëri mbi diçka. Zotërimi i zanatit (i profesionit etj.). Zotërimi i gjuhës shqipe (angleze, italiane, frënge etj.). Shprehitë e zotërimit të ligjërimit tekniko-shkencor. Zotërimi i strukturës gramatikore. Bazat e zotërimit të kulturës.
3. Kontrolli e mbajtja nën kontroll e vetes, e dikujt tjetër apo diçkaje. Zotërimi i situatës. Në çaste krize, zotërimi i vetes është shumë i rëndësishëm.
✱Sin.: pasje, pronësi, sundim, njohje, përvetësim, kontroll, përmbajtje, vetëpërmbajtje.
ZOTËRÍ,~A m. sh. ~NJ, ~NJTË ZOTËRÍ,~A m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Përdoret kur i drejtohemi një burri me nderim, me mirësjellje ose zyrtarisht; zoti. - Zonja e zotërinj! - Të nderuar zotë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZOTËRÍSHT ndajf., libr. Si zotëri, siç i ka hije zotnisë. Jetonte zotërisht. Sillet zotërisht. Ishin veshur zotërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë