Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZOT,~II m. sh. ~A, ~AT 1. fet., vet. nj. Qenie e mbinatyrshme supreme, krijuesi dhe sunduesi i gjithësisë, i plotëfuqishëm dhe i vetëmjaftueshëm, në besimet monoteiste; Hyji, Perëndia, Allahu. Ka vetëm një Zot. Besoj në Zot. - I lutemi Zotit. - Zoti të ruajt. - Ruajna, o Zot. Janë punët e Zotit. - Zoti na ndihmoftë! - Për atë Zot. Zot bëje plot, të hanë dhe ata që rrinë kot. (fj. u.). Kur nuk sheh i zoti, nuk sheh as Zoti. (fj. u.).
2. fet., mitol., edhe sh. Krijesë e mbinatyrshme me fuqi të jashtëzakonshme, në besimet pagane dhe në mitologji; hyjni. Zeusi ishte zot i qiellit në mitologji. Lexoj për dymbëdhjetë zotat e Olimpit. Aty ku jetojnë zotat e nëntokës.
✱Sin.: Hyj, Perëndi, Allah, i Plotëfuqishmi, Fuqiploti, Fuqimadhi, i Gjithëfuqishmi, Krijuesi, Mëshirëmadhi, Hirmadhi, hyjni, perëndi.
♦ *Baltë e Zotit (e Perëndisë). Na e faltë Zoti! (dikë a diçka) urojmë që ta kemi, se është shumë i mirë; e paçim përherë! E ndjeu Zoti (dikë) lart. vdiq; e ndjeu Perëndia. Një Zot e di! nuk e di a nuk e kupton askush ç’po bëhet, nuk mund ta dimë si po venë a si do të venë punët. Zot na ruaj! (ruajna Zot!) mos ndodhtë!; s’kemi ç’të bëjmë po të ndodhë diçka.
ZOT,~III m. sh. ~ËRÍNJ, ~ËRINJTË 1. Pronari i diçkaje; pronari kundrejt atyre që punojnë tek ai, i zoti.Sillej si zot. Ndërroi zot. Ti zot, unë zot, gomarin kush e kullot? (fj. u.). Më mirë i zoti pa gjë, sesa gjëja pa zot. (fj. u.). Kur gjen gomar pa zot, pse të mos e hipë? (fj. u.).
2. libr. Përdoret kur i drejtohemi me nderim a zyrtarisht një burri, zotëri. - Zoti president! - Zoti ministër! - Zoti ambasador! I lutem zotërisë sate të na bëjë një të mirë!
3. edhe fig. Ai që ka në dorë diçka dhe që e përdor atë sipas dëshirës, ai që ka të drejta të plota mbi diçka; i zoti. Zoti i shtëpisë kryefamiljari, i zoti i shtëpisë. Qen pa zot. Vendi ka zot. Toka sot ka zot. Do zot shtëpia. Fushën pa zot, gjithkush e kullot. (fj. u.). Do puna të zotin. (fj. u.). Malli qan për zot. (fj. u.). Malli që s’ka zot, shkon e vete kot. (fj. u.). Shtëpia do zot. (fj. u.).
♦ Bëhem zot i vetes rritem, burrërohem; e kam në dorë vetë gjithçka që ka të bëjë me mua, vendos vetë për fatin tim; jam i pavarur. I dal për zot. 1. (diçkaje). E pranoj një detyrë a ia hyj një pune, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për ta kryer mirë; jam i aftë ta kryej një punë ashtu si duhet; marr përsipër (diçka). 2. (dikujt a diçkaje). E marr nën mbrojtjen time, e ruaj dhe e ndihmoj me gjithçka; marr gjithë përgjegjësinë për të dhe e përkrah a e mbështet me të gjitha mundësitë; e kam marrë (e mbaj) nën sqetull (dikë). E gjeti të zotin (puna) ra diçka në duar të sigurta, e mori përsipër një punë ai që mund ta bëjë më mirë; e gjeti (guri) vendin. *Mall pa zot (belik) shpërf. Qan *dyfeku për zot. Vetë zot e vetë shkop (dikush) i plotfuqishëm, që bën siç do vetë, që nuk varet nga të tjerët, por që vendos e urdhëron vetë ai; që s’pyet për të tjerët; vetë vali e vetë kadi (myfti); vetë kadi e vetë myfti; ka (në dorë) edhe gurin edhe arrën; pret e qep.
ZÓT/EM jovep. ~A (u), ~UR bised., vetv. I dal zot një pune; zotohem. Iu zotën për ta ndihmuar. Nëse zotesh me dëshirë, edhe puna të shkon mirë. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →ZÓTI (i), ZÓNJA (e) mb. 1. Që është i aftë për të bërë diçka; që e zotëron shumë mirë një profesion, një lëndë etj., që e kryen shumë mirë një punë; i shkathët, i fortë e trim. Pun…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZÓT/I (i) m. sh. ~ËT (të) vet. tr. e shquar. 1. Pronari i diçkaje, ai që zotëron një pasuri a diçka tjetër; ai të cilit i përket diçka. I zoti i shtëpisë. I zoti i dyqanit. I zoti …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZOTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Premtim që jepet për të bërë diçka në një kohë të caktuar, fjala e dhënë për diçka. Zotime të mbajtura. Zotime konkrete. Mori zotim. E mbajti (nuk e shkeli)…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZOTNÍ,~A m. Zotëri; burrë i fjalës e i besës; fisnik. Fort i ndershmi zotni. Është një zotni i vërtetë. Shërbëtori i dy zotnive. Kohës së dimnit dhe fjalës së zotnisë kush i beson,…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZOT/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Marr përsipër një detyrim, jap fjalën të kryej një punë, premtoj për diçka, marr zotim. Zotohem para të gjithëve. U zotua për ta përfunduar…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZOT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. 1. E nënshtroj dikë a diçka, e bëj zap. Ka zotuar vendin. E kishte zotuar krejt malësinë. Me luftrat që fitova, / Gjithë vendet i zotova. (folk…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZOTRÓTE bised., pandr. 1. Përdoret kur i drejtohemi dikujt me nderim e me mirësjellje, zotëri. - Si je, zotrote? - Zotrote, ulu këtu! - Që thua, zotrote... 2. iron. Përdoret për t'…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZOTËRÍ,~A m. sh. ~NJ, ~NJTË ZOTËRÍ,~A m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Përdoret kur i drejtohemi një burri me nderim, me mirësjellje ose zyrtarisht; zoti. - Zonja e zotërinj! - Të nderuar zotë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZOTËSÍ,~A f. Aftësia që ka dikush për të kryer diçka, të qenët i zoti; kund. pazotësi. Zotësi e rrallë. Zotësi në punë. Tregoi zotësi. Duhet zotësi. E përdor me zotësi. Me një zotë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë