Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZORRÁN,~E mb., bised., shar. 1. Që ha shumë (sidomos zorrët e bagëtive).
2. fig., përb., keq. Që sillet rrugëve si qen endacak.
3. fig. Që bën lajka për të përfituar; që të lan e të lyen për interes; sahanlëpirës. Njeri zorran.
4. I fortë e shumë i gjatë, stërhell.
5. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. E fshiu pjatën zorrani. Nuk bie poshtë zorrani. Zorrani as mbjell, as korr. (fj. u.).
ZORRANÍK,~E mb., shar. 1. Hamës, grykës.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZORRANÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT ushq. Lloj byreku me zorrë të ziera të kafshëve. Për drekë gjyshja na bëri një zorranik.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë