Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZORÍT (ZORÍS) vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. E shtrëngoj a e detyroj dikë me forcë, e vë në vështirësi, në mundim. E kanë zoritur borxhet. E nuk ka ma vështirë se tjetrin me e zorit në këto ditë të vështira, se bukën e gojës nuk e kemi.
2. E vë në zor dikë, e ngushtoj. E zoriti pak. Nuk e zorit veten. Shumë më kanë zoritë secili me nga një pyetje të mprehtë. - Mos më zorit, të lutem! Këtë nuk e bëj dot.
✱Sin.: ngushtoj, shtërngoj, mundoj, detyroj.
►ZORÍT/EM jovep. ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Shtrëngohem a detyrohem me forcë, vihem në vështirësi, në mundim. Pa u zoritur fare. Ai nuk zoritet fort.2. vetv. Ngushtohem, vihem në …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZORÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur zorit dikë, shtrëngesë, mundim, vështirësi. Zoritja e plakut. I hëngra me shumë zoritje, se nuk më pëlqyen. Gruaja e shkurtër zgjatet …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZORÍTUR (i, e) mb., bised. Që është vënë në vështirësi a në mundim. Grua e zoritur. Ndihej si i zoritur dhe jo rehat këtu. Çdo njeri mund të bërtasë i zoritur: nga dolën gjithë kët…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZORÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Shtrëngim, detyrim me forcë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZORÍSHT ndajf., bised. Me zor, me shtrëngim. E mori zorisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë