Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Përdoret kur i drejtohemi me nderim a me mirësjellje një gruaje të martuar, më të madhe në moshë ose të moshuar; përdoret kur i drejtohemi një gruaje zyrtarisht. - Urdhëroni, zonjë! Zonjë shtëpie amvisë. - Të nderuara zonja! - Zonja dhe zotërinj të pranishëm në sallë!
2. bised. Grua shumë e mirë, e sjellshme dhe e fisnike. Është grua zonjë. Është zonjë e vërtetë.
3. vjet. Grua e një familjeje të pasur dhe me shërbëtorë; gruaja e një zotërie. Zonja e beut (e agait). Punoj te një zonjë. E thirri zonja. Mjeri unë ç’jam në kurbet, ç’më lypet ashikëria, shkon zonja me gojë s’flet, e gjettë nga Perëndia. (folk.).
4. iron. Grua, së cilës nuk i pëlqen të punojë dhe që e mban veten me të madh. Zonjë e rëndë! Është zonjë e madhe ajo!
5. fig., vet. nj. Diçka e begatshme dhe e bukur; diçka që ka fituar nderimin e të tjerëve. Shqipëria është bërë zonjë.
6. Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta. Zonjë e bukur (bot.) helmarinë. Zonjë e mirë (euf.) sëmundja e lisë.
7. si mb. Shumë e mirë, e sjellshme, që të ngjall nderim (për një grua). Është grua zonjë. Hesht, mos qaj, nuse zonjë, Se të prishet bukuria. (folk.).
✱ Sin.: fisnike, hanëme, hanko, dudi, damë, e mirë, e sjellshme.
ZONJËR/ÓHEM jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR fig., vetv. Transformohet ose ngrihet (dikush a diçka) në një status më të lartë shoqëror, duke e krahasuar me një zonjë të nderuar. Myzeqeja u pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZÓNJA (e) f. sh. ~T (të) vet. tr. e shquar. 1. Pronarja e diçkaje, ajo që zotëron një pasuri a diçka tjetër; ajo së cilës i përket diçka. E zonja e mallit. E zonja e librit. 2. Amv…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZONJÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajzë e pamartuar. - Jo, jam vajzë, zonjushe, nuk jam bërë akoma zonjë.2. Përdoret për të thirrur me nderim një vajzë të rritur e të pamartuar.3. vje…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë