Fjalori
ZOGE

ZÓG/E,~A f. sh. ~A, ~AT 1. kopsht. Dardhë e vogël, që piqetkorrik.
2. Mushkë e re.

ZOGË

ZÓG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pulë e re, që nuk ka filluar endebëjë vezë. Rritja e zogave. Theri një zogë. Nga koka matkë, nga bishti zogë. (fj. u.). Pula plakë-sa dhjetë zoga. (fj. u.). Siç ka bërë sorra plakë, do të bëjë dhe sorra zogë. (fj. u.).
2. Bletë e re. Mjaltë zogash.
3. etnogr., kryes. sh. Degëholla e të njoma thane a të një druri tjetër, që mblidhnin fëmijët për Ditën e Verës dhe ktheheshin me ato në duar duke imituar zogjtë. Ditën e verës ç’u nismë për zoga, / Djemkat edhe çupkat ç’i lamërroba, / Ç’u nisëm për zoga, për zoga doganka, / Dymbëdhjetë nuse dhe nja dy-tri plaka! (folk.).
4. fig., përk. Vajzë a grua e re dhe e bukur. - Posi moj zogë! Dil, moj nëne dil, / Dilbësh sehir, / Se ç’të solli djali, / Një thëllëzë mali, / Një zogë behari. (folk.).
Sin.: zoçkë, zogëz, bukuroshe, jariçkë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.