Fjalori
ZOG

ZO/G,~GU m. sh. ~GJ, ~GJTË 1. zool. Kafshë e vogël kërbishtore, me trupinmbuluar me pupla, me sqepbrirtë, me dy këmbë dhe me krahë për fluturim, që shumëzohet me anëvezëve; emër i përgjithshëm për shpendët e vegjël si trumcaku, dallëndyshja, bilbili etj.. Zog i bukur. Zogjtë shtegtarë. Zog këngëtar. U përngjajnë zogjveegër. Vezë zogu. Fole zogjsh. Tufë zogjsh. Cicërimat e zogjve. Libër për zogjtë. Zë zogj. Vrau një zog. Si zogjtëpyll. Zogukafaz këndon për maraz. (fj. u.). Një zog në dorë vlen sa për dy në drizë. (fj. u.). Çdo zog kërkon folenë e vet. (fj. u.). Zogu, ngado që të vejë, prapë kthehetfolenë e tij. (fj. u.). Kush ka frikë nga zogjtë, le të mos mbjellë. (fj. u.). Duket zogu që në vezë. (fj. u.). Nuk çelin zogjgjitha vezët. (fj. u.). Kërko pula zogjtë e zogjtë i ka ndër këmbë. (fj. u.).
2. zool. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta për llojet e këtij shpendi. Zog bari (lat. Serinus) zog i vogël bojëbari. Zog blete (lat. Merops apiaster) zog sa mëllenja, me pendëgjelbra, që rron brigjevelumenjve dhe ushqehet kryesisht me bletë. Zog bore (lat. Fringila coeleps) borës, zborak. Zogu çaush (lat. Alauda cristata; Galerida cristata) zog arash ngjyra-ngjyra, me sqepkthyer e me kaçul mbi kokë. Zogu dervish (lat. Alauda cristata; Galerida cristata) çafkëlore. Zog dimri (lat. Fringila coelebs) zog bore. Zog drite bilbil. Zogu i dhenve (lat. Motacilla alba) bishtatundës. Zog ferre (lat. Troglodytes troglodytes) zog i vogël i rendit të harabelave, me ngjyrëmurrme, që rrongjerdhe e ferra, cinxami. Zog fiku (lat. Oriolus oriolus) zog shtegtar i harabelorëve, me puplaverdhandritura dhe krahëzinj e sqepkuq, që ushqehet me fiq. Zog gjembi (lat. Laniidae) shpend i gjatë, me pendëpërhime, kafe ose bardhezi, që dallohet nga zakoni për ta ngulur prenëgjemb ose diçka tjetërmprehtë para se ta hajë. Zog i deles zogdele. Zogu i dhenve (lat. Motacilla alba) bishtatundës. Zogu kardinal (lat. Richmondena cardinalis) zog sqeptrashë, kryesisht i Amerikës Veriore e Jugore, që ushqehet me fara; mashkulli i ka puplatngjyrëkuqendezur, ndërsa femrapërhime. Zogu i Krishtit (lat. Galerida cristata) laureshë me kaçirubë. Zogu i natës (lat. Vespertilio) gjitar i vogël si mi, i zi, me krahëgjerëmbuluar me lëkurëhollë, që fluturon natën dhe ushqehet me kandrra e pemë. Zog miu (lat. Troglodytes troglodytes) cinxami. Zogë mizë (lat. Trochilidae) kolibër. Zogu i natës lakuriqësi i natës. Zog nuseje (lat. Fringila carduelis) kryeartëz. Zog qepës (lat. Ramis pendulinus) trishtil. Zog rrëfeshku (lat. Fringila carduelis) kryeartëz. Zog shtrige (lat. Troglodytes troglodytes) cinxami. Zog vejtës zog i familjes policeideve të Afrikës dhe Azisë, që jetonkoloni, i njohur si ndërtues i çerdheve të ndërlikuara.
3. I vogli i një shpendi. Zog pule (pate, shqiponje, petriti). Zogu i dallëndyshes (i korbit). Zogj inkubatori. Rritja e zogjve. Klloçka me zogjtë. Çel zogj.
4. krahin. I vogli i një kafshe, pjella. Zog maceje. Zog gomari. Zogjtë e arushës.
5. krahin. Bir. Zog malësori. Zogu i shqiptarit.
6. anat. Muskuli i gjymtyrëve, zogthi. Zogu i krahut muskuli i llërës. Zogu i këmbës pulpa.
Sin.: fluturak, çuç, pjellë, këlysh, zogth.
Me një *gur vret dy zogj (dikush). Gjuan një zog me top (dikush) shih e vret mizën me sëpatë (dikush). I iku (i shpëtoi) zogu nga dora (dikujt) nuk arriti ta shfrytëzonte një rastmirë si duhej, nuk qe në gjendjepërfitonte kur pati mundësinë; s’e ka më rastin e volitshëm; kund. e ka zogundorë (dikush). E ka zogundorë (dikush) ështëgjendjen më të përshtatshme për të bërë diçka a për t’u marrë me dikë, ka mundësinë më të mirëshfrytëzojë një rast e të veprojë, ështërrethanafavorshme që të përfitojë; varet nga ai vetëarrijë diçka; kund. i iku (i shpëtoi) zogu nga dora (dikujt). (E mbaj) si zogun majë gjembit (dikë) shih (e mbaj) në pëllëmbëdorës (dikë). Nxjerr (çel) zogj (dikush) iron. rri për një kohëgjatë në një vend pa bërë asnjë punë, rri kot; ngroh vezë; ngrohet (theket) në diell. Me një *të shtënë vret dy zogj (dikush). Zuri zogun (dikush) shaka. ra, u rrëzua sa gjatë gjerë; zuri lepurin shaka. Zog dallëndysheje njeri fare i brishtë e i pafuqishëm, që ka nevojë për ndihmë, për përkrahje e për kujdesdrejtpërdrejtë (për fëmijët); zog klloçke. Zog gomari shar. thjeshtligj. budalla, kërriç. Zog klloçke njeri i vogël e i dobët, që ka nevojë për ndihmë, për mbrojtje e për përkujdesjeveçantë (për fëmijët); zog dallëndysheje. Zogj pa klloçkë njerëz pa mbrojtje e pa përkujdesje; njerëz që nuk ka kushmerret me ta (kryesisht për të vegjlit jetimë). Si zogjtë e korbit (e qyqes). 1. Të shpërndarë në të katër anët, kur asnjëri nuk di ku gjendet tjetri; të përhapur andej-këtejvendendryshme; si vezët e qyqes. 2. Rrugëve, pa ndihmë e pa përkrahje; pa shtëpi a në vendhuaj, ku s’e njeh e s’e mbron njeri; pa plëng e pa shtëpi (pa cak). Zog pa pupla njeri fare i pambrojtur e në mëshirën e fatit; njeri i kërthinjtë, i pafuqishëm a i dobët; njeri i papërgatitur për jetën; njeri i pafuqishëm e pa përkrahje.


Rezultate të ngjashme

ZÓG/E,~A f. sh. ~A, ~AT 1. kopsht. Dardhë e vogël, që piqet në korrik.2. Mushkë e re.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZOGÍST,~E mb., hist. I Mbretit Zog; i zogizmit. Monarkia zogiste. Forcat zogiste. Ushtria zogiste. Përshëndetja zogiste. Qeveria zogiste. Periudha zogiste.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZOGÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Ndjekës a pasues i zogizmit. Mbështetën zogistët brenda vendit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZOGORÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tufë kafshësh, zakonisht të uritura a të egërsuara, që lëshohen në një drejtim të caktuar; lukuni. Zogori qensh (ujqish, derrash të egër). Iu vërsul një …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Piktor ikonash. Zanatin e zografit e mor në Malin e Shenjtë. Këtë zbukurim e kam nga zografët e qytetit tim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZOGTH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. anat. Muskuli i gjymtyrëve, zog. Zogthi i krahut muskuli i llërës. Zogthi i këmbës pulpa. 2. E dalë në pjesën e prapme të këmbës, mbi thundër, te disa ka…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZÓG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pulë e re, që nuk ka filluar ende të bëjë vezë. Rritja e zogave. Theri një zogë. Nga koka matkë, nga bishti zogë. (fj. u.). Pula plakë-sa dhjetë zoga. (f…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZÓG/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. bot. (lat. Frangula alnus; Frangula vulgaris, Rhatnnus frangula) Shkurre a dru i vogël me myjë ngjyrë trëndafili, me gjethe rënëse, të gjera e me bis…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZÓGËS,~I m. sh. ~, ~IT bot. Dejëza.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZÓGËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. Zogë. Si zogëzat në pyll. I mblodhi zogëzat. Një zogëz pikaloshe. Rrinë zogëzat ndër gjethe e këndojnë. Vidi – vidi zogëza, / Farë e fis me zonjëza…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.