Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZMBRÁPSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zmbraps dikë a diçka; zbythje, tërheqje. Zbrapsja e kalit. Forca e zmbrapsjes. Zmbrapsja e armikut. Zmbrapsja e sulmeve. Pësoi një zmbrapsje. Ishte një zmbrapsje dramatike, të cilën vendi duhet ta kapërcejë. Mbronte zmbrapsjen e shokëve. Nuk e kuptoj këtë zmbrapsje.
2. fig. Prapësim, shfuqizim, mbrapshtim, anulim. Zmbrapsje nga frika. Zmbrapsja nga e vërteta. Kishte lajmëruar për zmbrapsjen e urdhrit të dhënë. Zmbrapsja e nishaneve do të thoshte se familja e vajzës nuk pranonte fejesën.
✱Sin.: prapsje, mbrapsje, sprapsje, prapësim, thyerje, tërheqje, mbrapshtim, zbythje, shpërbythje, shfuqizim, tërheqje, anulim.
ZMBRAPS vep., ~A, ~UR kal. E shtyj prapa dikë që lëviz përpara ose që ka qëndruar në vend, e bëj të tërhiqet prapa; e ndaloj dhe e detyroj të tërhiqet prapa dikë a diçka që vjen drejt meje; zbyth. I zmbrapsi qetë. - Zmbrapse qerren deri te hendeku dhe shkarko plehun. E zmbrapsën sulmin (kundërshtarin). Kjo rrugë e gjatë, shqiptarët nuk i lodhi, nuk i zmbrapsi, nuk i tjetërsoi. Është i vendosur për t’i zmbrapsur. I detyroi akeasit të zmbrapsen. Sulmin e parë e zmbrapsëm pa vështirësi.
2. fig. E tërheq një vendim, një urdhër etj. që kam dhënë më parë. E zmbrapsi vendimin. Kishte zmbrapsur dënimin. Ky pakt zmbraps çdo lakmim, ndalon çdo rrezik.
✱Sin.: prapësoj, praps, spraps, mbrapshtoj, prapoj, zbyth, shpërbyth, prapakthej, shfuqizoj, anuloj.
ZMBRAP vep., ~A, ~UR kal. Zmbraps. E zmbrapi armikun.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZMBRAP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zmbrapsem.2. pës. e ZMBRAP.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZMBRÁPJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Zmbrapsje.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZMBRAPS vep., ~A, ~UR kal. E shtyj prapa dikë që lëviz përpara ose që ka qëndruar në vend, e bëj të tërhiqet prapa; e ndaloj dhe e detyroj të tërhiqet prapa dikë a diçka që vjen dr…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZMBRÁPSEM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Tërhiqem prapa a detyrohem të tërhiqem prapa; zbythem. U zmbraps menjëherë. Të dyja sulmet u zmbrapsën. U zmbraps me humbje të rënda. Zmbrap…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZMBRÁPSUR (i, e) mb. I tërhequr; i zbythur. Ushtri e zmbrapsur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZMBRÁPS/ËM (i) ~ME (e) mb. I zmbrapsur. Sulmi i ushtrisë ishte i zmbrapsëm, i planifikuar me mundësinë për t’u tërhequr në çdo moment.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë