Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZMADH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të madhe; e shtoj, e zgjeroj, e rrit etj.; kund. zvogëloj. Zmadhoi shtëpinë (dhomën). Zmadhoi derën (dritaren). E zmadhuan fabrikën. Zmadhoi sytë i hapi sytë jashtë mase. Zmadhoi hapin. Zmadhoi fotografinë. E zmadhoi shumën. Zmadhuan sipërfaqen e punueshme. Zmadhoi moshën. - Të mos e zmadhojmë ceremoninë.
2. fig. E rrit a e fryj diçka dhe e paraqit më të mirë a më të keqe nga ç'është në të vërtetë; kund. zvogëloj. I zmadhon punët (gjërat). E zmadhon rrezikun. Ia zmadhon rëndësinë. Ia zmadhoi meritat. - Nuk i zmadhoj ato që them. Është e aftë të zmadhojë çdo gjë që nuk e pëlqen. I zmadhoj të mirat (të këqijat)
✱Sin.: madhoj, bymej, shtoj, zgjeroj, shtrij, labërgoj, mbufas, majm, mbush, trash, shtoj.
►ZMADH/ÓHEM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Bëhet më i madh; shtohet, zgjerohet, rritet etj.; bëhet më i gjatë, zgjatet; kund. zvogëlohet. Iu zmadhua plaga. Iu zmadhuan sy…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë