Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ZMADH/ÓHEM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Bëhet më i madh; shtohet, zgjerohet, rritet etj.; bëhet më i gjatë, zgjatet; kund. zvogëlohet. Iu zmadhua plaga. Iu zmadhuan sytë. Iu zmadhua shpejtësia. U zmadhua dita (nata). Densiteti zmadhohet ca nga ca. Fytyra i çelet, zemra i zmadhohet dhe buza i shkon vesh më vesh nga lumturia.
2. vetv., vet. sh. Bëhemi më shumë, më të fuqishëm etj. duke u bashkuar me të tjerë; shtohemi, zgjerohemi. Jemi zmadhuar si kompani ndërtimi. Jemi zmadhuar si shkollë. U shtuam e u zmadhuam.
3. pës. e ZMADHÓJ. U zmadhua rruga. Të zmadhohet shuma (mat.).
✱Sin.: bymehet, shtohet, zgjerohet, rritet, fryhet, mbufatet, madhohet, butohet, labërgohet, majmet, mbushet.
ZMADH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të madhe; e shtoj, e zgjeroj, e rrit etj.; kund. zvogëloj. Zmadhoi shtëpinë (dhomën). Zmadhoi derën (dritaren). E zmadhuan fabrikën…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë