Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZJARRTÍSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur zjarrtis diçka (për ushqimet); tharmëtim. Zjarrtisja e qumështit. Zjarrtisja e miellit. Zjarrtisja është një proces i zakonshëm, që vihet re në shumë lëndë.
2. Gjendja kur tharmëtohet ose prishet ushqimi si pasojë e një reaksioni të brendshëm (si zierje ndër vete, thartim, etj.), shpesh nën ndikimin e temperaturës së lartë. Atëherë temperatura rritet gradualisht, gjë që shpejton zjarrtisjen ose fermentimin. Turshitë kishin marrë zjarrtisje dhe kishin filluar të kundërmonin keq.
✱Sin.: thartim, tharmëtim, tharmim, tharbëtim, prishje, ndezje, fermentim.
ZJARRTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ndez e ushqen zjarrin me qymyrguri në një lokomotivë, në një anije etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZJARRTH,~I m. 1. mjek. Sëmundje e fëmijëve, nga e cila u vishet gjuha e u mbushet me puçrra; puçrrat që dalin në gjuhë nga kjo sëmundje. I ka dalë zjarrthi në gjuhë. Nuk e rrok dot…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZJARRTÍS vep. ~, ~UR kal., vet. v. III E prish, e tharton a e ndez në vete, tharbëton. Një lugë kos zjarrtis një tenxhere tambël.✱Sin.: prish, tharton, tharmëton, tharbëton, ndez, …
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZJARRTÍS/ET jovep. ~(u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Ndizet ndër vete, merr zjarr, prishet (për ushqimet); bëhet thërrime-thërrime, tharbëtohet. Qumështi zjarrtiset kur bëhet djathë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZJARRTÍSUR (i, e) mb. Që është zjarrtisur. i ndezur ndër vete (për ushqimet); që është i prishur, i tharmëtuar. Miell (qumësht) i zjarrtisur. Lëndët e zjarrtisura mund të jenë të d…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZJARRTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Furrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZJÁRRTË (i, e) mb. 1. Që ka nxehtësi shumë të madhe dhe ndriçim verbues, që të djeg si zjarr, që është si zjarr; që digjet si zjarr. Lëmsh i zjarrtë. Brumë i zjarrtë. Diell i zjarr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë