Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZJARRFÍKËS,~E mb. Që ka për detyrë të shuajë zjarrin në ndërtesa të ndryshme, në ndërmarrje etj.; që ndihmon a që shërben për të shuar zjarrin në ndërtesa të ndryshme, në ndërmarrje etj. Repart (stacion) zjarrfikës. Shërbimi zjarrfikës. Skuadër zjarrfikëse. Barkë zjarrfikëse. Mjete zjarrfikëse. Makinë (pompë) zjarrfikëse. Grupi vullnetar zjarrfikës. Inspektor zjarrfikës. Eksperti zjarrfikës.
ZJARRFÍKËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Pjesëtar i një shërbimi të posaçëm, i cili ka për detyrë të shuajë zjarret që bien në ndërtesa të ndryshme; ai që është ngarkuar të mbrojë nga zjarri ndërtesat e ndryshme. Reparti i zjarrëfikësve. Brigada e zjarrfikësve. Zjarrfikës vullnetar. Makina e zjarrfikësve. Shkallët e zjarrfikësve. Me ndihmën e zjarrfikësve. Thirri (lajmëroi) zjarrfikësit. Bënë uniforma të reja për zjarrëfikësit. Ka kryer shkollën për zjarrfikës.
2. Zjarrfikëse2.
3. fig. edhe keq. Ai që mundohet të shuajë një grindje a një konflikt; ai që përpiqet të pengojë zhvillimin e vrullshëm të një ngjarjeje etj. Zjarrfikës të sherrit (të grindjes, të konfliktit). Kur filloi zënka mes vëllezërve, gjyshja hyri si një zjarrfikëse me fjalët e saj të buta, duke shuar zemërimin. Shoqëria jonë ka nevojë për institucione të forta, jo vetëm për zjarrfikës që shfaqen pas çdo krize për të qetësuar popullin.
ZJARRFÍKËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Makinë e posaçme, e pajisur me depo uji, me shkallë etj., e cila shërben për të shuar zjarret që bien në ndërtesa të ndryshme. Ligji për zjarrfik…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë