Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZJARR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Prush e flakë që bëhen nga djegia e druve, e qymyrit etj. në vatër, në sobë, në furrë, në vend të hapët etj. dhe që japin nxehtësi e dritë; djegie e fuqishme e me flakë e gazeve të nxehura ose e sendeve të tjera; shpuzë. Zjarr bubulak (i madh). Zjarr i ngadalshëm. Zjarr dimri zjarr i madh. Zjarr me prush (me flakë). Zjarr me dru (me qymyr, me shkarpa, me kashtë). Drutë e zjarrit. Urë zjarri. Masha e zjarrit. Mangall me zjarr. Oda (shtëpia, dhoma) e zjarrit dhoma ku rrinë pjesëtarët e familjes dhe gatuhen gjellët. Flaka (shkëndijat) e zjarrit. Afshi i zjarrit. Në dritën e zjarrit. Rrezik zjarri. Fikës zjarri. Mjete kundër zjarrit. Ndez (shuaj, fik) zjarrin. I fryn zjarrit. Zjarri bubulonte. Ngrohej në zjarr. Rri afër zjarrit. Vuri enën në zjarr. Pjek (djeg) në zjarr. Me hekur e me zjarr. Për këtë zjarr! (betim.) Mori një zjarr u ngroh pak. Sa për të marrë zjarr për pak kohë. Mori zjarr u ndez. I vuri zjarr (zjarrin) e ndezi. Mban zjarr. Ka rënë zjarr. E përfshiu (e dogji) zjarri. Zjarri i duhanit (bot.) sëmundje që u bie gjetheve të duhanit e që shfaqet me njolla të murrme. Zjarrit, po nuk i fryve, s’ndizet. (fj. u.). Zjarri i botës nuk të ngroh. (fj. u.). S’ka tym pa zjarr. (fj. u.). Lepuri në mal e vala (kusia) në zjarr. (fj. u.). Ndezja e zjarrit nuk fillon nga trungu. (fj. u.). Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. (fj. u.). Tigani (fulterja) në zjarr e peshku në det. (fj. u.).
2. etnogr. Tërësia e të afërmve, familje, shtëpi, fis. Zjarri i kumbarës (i ndrikullës). Janë nga një zjarr. Janë një zjarr e një vatër me dikë. Të ndarë prej një zjarri. Një zjarr i ndan janë kushërinj. Një për derë a një për zjarr, si i thonë, duhet të vejë në log të katundit në tubim. U shua zjarri i tyre.
3. vet. nj. Të nxehtë i lartë, që i shfaqet dikujt kur është i sëmurë, zjarrmi; ethe. Ka zjarr të madh. Është me zjarr. I iku (i ra) zjarri. Mbrëmjeve keqësohej dhe i hipte zjarri.
4. usht., vet. nj. Qitje e armëve me barut a me lëndë tjetër plasëse; breshëri të shtënash. Zjarr anësor (pengues, i kryqëzuar, i dendur, i përqendruar). Zjarr thikë qitje me armë në krahë të armikut, që rrok shumë armiq me një herë. Zjarr me kate qitje me armë të vendosura në lartësi të ndryshme të një kodre a faqeje mali. Zjarri i artilerisë. Armë zjarri armë me barut ose me lëndë tjetër plasëse. Grykat (qendrat) e zjarrit. Pikë zjarri. Vija e zjarrit. Vija e ndalimit të zjarrit. Fuqia (dendësia) e zjarrit. Shkëmbime zjarri. Hapi (bëri) zjarr. E mbështetën me zjarr. E rrahu me zjarr të pandërprerë. I mori zjarr pushka i shkrepi. E ka armën gati për zjarr. - Zjarr! komandë që urdhëron qitjen me armë.
5. fig., vet. nj. Ndjenjë e fuqishme që na rrëmben; shpërthim i vrullshëm i një ndjenje që ka pushtuar dikë; dëshirë e zjarrtë; zemërim i papërmbajtur. Zjarr i brendshëm (i pashuar). Zjarri i patriotizmit (i dashurisë). Me zjarrin e zemrës. Me zjarr djaloshar. Me zjarr në gji. Fjalim plot zjarr. Vështrim gjithë zjarr. Flet (diskuton, këndon, reciton) me zjarr. Mëson (punon) me zjarr. Bisedonin me zjarr. E mbrojti me zjarr. I shtrëngoi dorën me zjarr. E do me zjarr. Ndezi zjarr në zemrat tona. E mori punën me zjarr.
6. fig. Grindje, mosmarrëveshje; ndezë. U futi zjarrin në shtëpi.
7. fig., vet. nj. Shkalla më e lartë e më e fuqishme që arrin një veprimtari gjatë zhvillimit të saj; valë, pik. Në zjarrin e punës (e luftës, e përpjekjeve). Në zjarrin e lëvizjes për demokraci. Në zjarrin e ngjarjeve.
8. vet. nj. Afshi i bagëtisë. Lopët erdhën në zjarr. Janë në zjarr.
✱Sin.: prush, shpuzë, flakëkuq, fugë, familje, shtëpi, fis, derë, zjarrmi, ethe, temperaturë, qitje, flakë, afsh, ashk, vrull, hov, rrëmbim, piku.
♦ U bë *tym e zjarr (dikush). Iu bë vendi zjarr (dikujt) nuk i rrihet më në atë vend, është bërë e padurueshme të rrijë aty, ndjehet si mbi prush; i digjet (i ndizet) toka (trualli) nën këmbë. Bie (jam) në mes dy zjarresh bie në gjendje të vështirë e pa rrugëdalje, e kam keq andej e keq këtej; jam në mes dy rreziqesh e nuk di nga t’ia mbaj. I ra zjarri (diçkaje) shih i ra flaka (diçkaje). Më del zjarr nga koka shih më del tym nga koka. S’i del jashtë as *tymi i zjarrit (i oxhakut) (dikujt). E djeg me zjarr (diçka) përvëloj gjithçka, e asgjësoj krejt; e zhduk nga faqja e dheut; e bëj hi (e pluhur); e bëj shkrumb (e hi). (E do) si zjarrin në gji (dikë) iron. nuk e do fare, nuk mund ta durojë dot; e urren; (e do) si prushin në gji iron.; e ka prush në gji; (e do) si kripën në sy iron.; e ka kripë në sy; e ka halë në sy. I fryn zjarrit (dikush) i nxit më shumë mosmarrëveshjet, grindjet a armiqësitë ndërmjet dy vetëve ose dy palëve, i acaron më keq; i hedh benzinë zjarrit; lag drutë me benzinë; shtyn (shkrep, ngacmon) urët; luan (trazon) urët; fut zjarrin në kashtë. Fut zjarrin (dikush) shih fut flakën (dikush). Fut zjarrin në kashtë (dikush) e nxit qëllimisht një grindje që është gati të nisë, ndez një mosmarrëveshje a një sherr; fut zjarrin; i hedh benzinë zjarrit; i fryn zjarrit; fut flakën; lag drutë me benzinë. I hedh *benzinë (vajgur) zjarrit (hedh benzinë në zjarr) (dikush). I hedh *dru zjarrit (dikush). I hedh *ujë zjarrit. Hidhet në zjarr (dikush) shih hidhet në flakë (dikush). Iku nga *tymi e ra në zjarr (dikush). Është *flakë e zjarr (dikush). Jam (gjendem) midis dy zjarresh jam në një gjendje shumë të vështirë e pa rrrugëdalje, i shtrënguar a i kërcënuar nga të dyja anë. (Jam) si *uji me zjarrin (me dikë). Është zjarr e flakë (dikush) shih është flakë e zjarr (dikush). I dha zjarr (diçkaje) e nxiti, i dha forcë e vrull, e ndezi më shumë, e bëri më të ashpër; e zhvilloi më me vrull (bisedën, luftën, lojën etj.); i dha flakë. I dha zjarr barutit (dikush) u bë shkaktar që të shpërthente një sherr, një kundërshtim i ashpër etj., e acaroi gjendjen; ndezi shkëndijën. E kam çerepin në zjarr s’kam kohë, nuk mund t’i largohem një pune, nuk më pret puna; kam një telash të madh mbi kokë ose një punë shumë të ngutshme; i kam qetë në arë (në zgjedhë); e kam ujin në arë; i kam rrobat në finjë. E kam kokën zjarr kam një hall të madh e nuk di ç’të bëj; më del tym nga koka; më lëshon (më nxjerr) koka tym; më zien (më mizëron) koka. E ka zemrën zjarr (dikush) ka dëshira të mëdha dhe shumë guxim për të bërë diçka, ka forcë të madhe shpirtërore dhe është i hedhur; e ka zemrën flakë; e ka zemrën prush; e ka shpirtin (zemrën) barut. *Lepuri në mal e kusia në zjarr tall. Luan me zjarrin (dikush) ia hyn një rreziku si me të qeshur a me shpërfillje, e quan si lojë diçka të rrezikshme; rrezikon shumë duke bërë diçka. I marrin bajgat zjarr (dikujt) tall. vulg. nxehet shpejt, preket shumë, merr flakë menjëherë e pa ndonjë shkak të fortë; është dy miza e një grerë (dikush) shaka.; është gacë me barut (dikush). Marr një *bark zjarr. Mori zjarr (diçka). 1. U bë flakë e kuqe, u skuq, u ndez (hëna, fytyra etj.). 2. Mori vrull të madh, u ndez me vrull (puna, biseda); mori flakë. 3. (dikush). U nxeh menjëherë, u inatos keq; shpërtheu me fjalë; i hipi gjaku në kokë (në tru) (dikujt); u bë (mori) hamull. Sa të marrësh një zjarr shih sa çel (sa hap) e mbyll sytë. E ndan bukën në zjarr (dikush) është shumë mikpritës, s’di ç’të bëjë që të të kënaqë, të pret me gjithë zemër. Ndez zjarrin (dikush) jep shkas që të fillojë me vrull a që të marrë hov diçka, e nxit; ndez shkëndijën. I ndez zjarr në gji (dikujt) shih ia ndez zemrën (flakë, horë) (dikujt). E ndez zjarrin në *ujë (dikush). E ndez zjarrin në *vatrën e vet (dikush). I ndez zjarr në zemër (dikujt) shih ia ndez zemrën (flakë, horë) (dikujt). Më ndizet zjarr në gji shih më ndizet zemra (flakë, horë). Më ndizet zjarr në zemër shih më ndizet zemra (flakë, horë). I nxjerr *gështenjat nga zjarri me duart e botës (dikush). *Pagëzimi i zjarrit libr. *Peshku në det e tigani në zjarr tall. *Prova e zjarrit libr. S’ia kam parë (s’ia njoh, s’ia di) *urët e zjarrit (dikujt) përçm. Të shtie (të fut) me *krye në zjarr (dikush). Shuaj zjarrin fashit sherrin, e mbyll me të mirë një çështje të acaruar; e qetësoj qëllimisht gjendjen. *Vatër zjarri. Vë dorën (duart) në zjarr (në prush) (për dikë a për diçka) jam shumë i sigurt për dikë, kam besim të plotë për qëndrimin e tij, i besoj pa asnjë dyshim se është i ndershëm e i drejtë; jam plotësisht i sigurt për diçka që është ashtu; betohem për diçka; e vë kokën në satër; e vë kokën në kandar2; pres kokën (kryet); shpohem në hundë; vë dorën në ungjill. Nuk e vë ujin në zjarr (dikush) nuk bëhet merak fare, as që do t’ia dijë për një punë; nuk e ka mendjen të merret me diçka; nuk çan kokën; nuk e prish gjakun; nuk e vë në kandar (diçka); nuk tundet (nuk lëviz) nga vendi; nuk rreh vesh. I vuri zjarrin (diçkaje) shih i vuri flakën (diçkaje). Me zjarr e me hekur me terror, duke djegur e duke vrarë; me dhunë të egër; me shpatë në dorë; me shpatë zhveshur; me kordhë në dorë. Zjarr kashte zemërim, vrull, dëshirë etj., që shpërthen menjëherë, por që nuk ka forcë, nuk mban shumë e shuhet shpejt; flakë kashte. Me zjarrin e zemrës me pasion të madh, me tërë forcën shpirtërore, me shpirt; me dëshirë të flaktë e të sinqertë; me prush në gji. Zjarr për zjarr menjëherë, në po atë çast kur ndodh diçka, pa e zgjatur fare; aty për aty; flakë për (më) flakë; fill e flakë; në flakë të pushkës (të agzotit).
ZJARRMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e do shumë zjarrin.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZJARRMÍ,~A f. Të nxehtë i lartë në trup, që i hipën të sëmurit kur ka ethe; zjarr. Ka zjarrmi. I hipi zjarrmia. S'i bie zjarrmia. I janë tharë buzët nga zjarrmia. Ia ndiente që atj…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZJARRM/ÓJ (ZJARRMÓS) vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ndez, i vë flakën. - Shuaje cigaren se do të na zjarrmosësh!
Shfaq përkufizimin e plotë →ZJARRMÓR,~E mb., fig., bised. Zjarrmator, i zjarrtë. Kalë zjarrmor. Rini zjarrmore. Fjalë zjarrmore.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZJARRNÍ,~A f., përmb., etnogr. Familje a shtëpi; fisi, zjarret. U mblodhën zjarrnitë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZJARRÓS vep., ~A, ~UR kal. I vë flakën, ndez; djeg, zjarrmos.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZJARRSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Ndezje; flakërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZJARRTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ndez e ushqen zjarrin me qymyrguri në një lokomotivë, në një anije etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZJARRTH,~I m. 1. mjek. Sëmundje e fëmijëve, nga e cila u vishet gjuha e u mbushet me puçrra; puçrrat që dalin në gjuhë nga kjo sëmundje. I ka dalë zjarrthi në gjuhë. Nuk e rrok dot…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZJÁRRTË (i, e) mb. 1. Që ka nxehtësi shumë të madhe dhe ndriçim verbues, që të djeg si zjarr, që është si zjarr; që digjet si zjarr. Lëmsh i zjarrtë. Brumë i zjarrtë. Diell i zjarr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë