Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZIGZÁG,~U m. sh. ~E, ~ET 1. Vijë e thyer, që formon kënde me drejtim të kundërt; çdo gjë që ka këtë trajtë. Zigzagu i vetëtimës. Rrugë me zigzage. Zigzaget e flakëve. Punim me zigzage. Mënyrë qepjeje me zigzage. Ecën (kalon) me zigzage. Si një zigzag vetëtime. Ka zigzage të shumta.
2. fig., vet. sh. Uljet dhe ngritjet që ndodhin gjatë zhvillimit të diçkaje; përparimet e tërheqjet, kulmet e rëniet e një veprimtarie. Zigzaget e zhvillimit (e jetës). Zigzaget e prodhimit. Zigzaget e politikës. Një proces me zigzage. Nuk njeh zigzage. Me zigzaget e përditshme. Lëvizje të çuditshme, plot zigzage e trille. Historia ka zigzaget e veta.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë