Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHYT,~I m. Zhytje. Bie në zhyt. U fut në zhyt.
♦ I ra zhyt (diçkaje). 1. Iu fut diçkaje për të ngrënë a një pasurie për ta harxhuar shpejt e pa i vënë vetes kufi, iu turr i tëri e pa u përmbajtur. 2. Iu fut një pune pa e menduar më parë, u hodh pa e ditur se ç’do të bëjë, e nisi kuturu. E la zhyt (diçka) nuk e bëri të qartë diçka, nuk e zbuloi e nuk e kthjelloi, prandaj nuk merret vesh si është; nuk e zgjidhi; e la në errësirë2; e la në mjegull; e la në hije1; e la në tym.
ZHYT ndajf. 1. Zhytas. Bie zhyt. E kaloi lumin zhyt. U krodh zhyt. Bëj not zhyt.
2. fig. Pa u kthjelluar, pa u sqaruar a pa u zgjidhur; mbytur; pa u marrë vesh mirë. Mbeti puna zhyt. E la zhyt. Zhyt e mbyt me të keq, me shumë mundime, me shumë telashe e halle mbi kokë, keq e keq.
♦ Zhyt e mbyt. 1. Me të keq, me shumë mundime; me shumë telashe e halle mbi kokë; keq e keq. 2. Mbyturazi, në tym, si në mjegull, në errësirë, jo qartë.
ZHYT (ZHYS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Fut dikë a diçka në ujë ose në një lëng tjetër aq sa të mbulohet i tëri; e kredh në det, në liqen etj.; e fut në baltë etj., sa të mos duket, e kredh. E zhyti në det (në liqen). E zhyti fytyrën në legen. I zhyti rrobat në kazan. Zhyti këmbët në baltë. I huaji edhe të zhyt, edhe të mbyt, po qëndro në kohë fyt për fyt. (folk.).
2. Shumoj hardhinë duke i futur pipat në dhe pa i prerë e duke ua nxjerrë majën tej. Një mënyrë për të zhytur hardhinë.
3. fig. E fut dikë në një gjendje të vështirë, nga ku nuk mund të dalë dot lehtë; bëj që të bjerë në një gjendje të caktuar, të pushtohet nga një ndjenjë, nga mendimet, dëshirat, ëndërrimet etj.; kredh. E zhyti në borxhe. E zhytën vendin në mjerim. E zhyti në mendime (në ëndërrime). E zhyti në pesimizëm.
4. sport. I bie topit me forcë dhe e bëj që të përplaset vrullshëm në fushën kundërshtare (në lojën e volejbollit). E zhyti mirë këtë top.
5. euf. Fëlliq me jashtëqitje, vjellje etj. I zhyti teshat. Perden e kanë zhytur mizat.
✱Sin.: kredh, fundos, fut, zhulat, rras, ndrys, kredh, shumoj, fëlliq.
ZHYTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Zhytës, kredhës; palombar. Zhytar i zoti.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHÝTAS ndajf. Duke u zhytur i tëri në ujë, duke u futur i tëri brenda, zhyt. Not zhytas. U hodh (ra) zhytas në ujë. Lumin e kaloi zhytas.✱Sin.: zhyt, zhytthi, humbas, mbyturazi, zh…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHÝTAZI ndajf. Zhytas. U hodh (ra) zhytazi në ujë. Ra zhytazi në det.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZHÝTEM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Futem në ujë a në një lëng tjetër aq sa të mbulohem i tëri; kridhem në det, në liqen etj.; futem në baltë etj. sa të mos dukem më, fundosem; kr…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHÝTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fut dikë a diçka në ujë ose në një lëng tjetër aq sa të mbulohet i tëri; kredhja në det, në liqen etj.; futja në baltë etj., sa të mos duke…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHÝTK/Ë,~A f. sh. ~, ~T zool. Kredharak.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHÝTUR (i, e) mb. 1. Që është zhytur në diçka, i kredhur; i fundosur diku. 2. I fëlliqur me jashtëqitje, vjellje etj. 3. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. I zhyturi s'ësht…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHÝT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT zool. (lat. Podiceps auritus) Shpend uji, me trup të madh sa bajza, me krahë të shkurtër dhe me qafë të kuqe, që ushqehet me peshk. Një tufë zhytrash. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHÝTËS,~E mb. 1. Që shërben për t'u zhytur në ujë; që ndihmon për t'u zhytur në thellësi të detit, të liqenit a të lumit. Aparat zhytës. Pajisje zhytëse. 2. Që lidhet me zhytësin, …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHÝTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që zhytet në thellësi të detit, të liqenit etj. për punë të caktuara, kredhës; palombar. Zhytës i stërvitur. Mjeshtëria e zhytësve. U bë zhytës. 2. sp…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë