Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHVOSHKUR (i, e) mb. 1. Që i është hequr lëvorja (për një dru); që është zhveshur (për një kalli misri); i qëruar. Lastarë të zhvoshkur. Misër i zhvoshkur.
2. Që i është rrjepur lëkura petë-petë, që i ka rënë lëkura vende-vende (për njeriun a për trupin e tij ose për kafshët). Me trup të zhvoshkur. Me qafë të zhvoshkur nga parmenda.
3. Që i ka rënë shtresa me të cilën ishte mbuluar, që i është hequr ajo që e vishte etj.; që ka rënë vende-vende, që është rrjepur. Kornizë e zhvoshkur. Mure të zhvoshkura. Suva e zhvoshkur.
✱Sin.: i zhveshur, i qëruar, i lëvoruar, i zhaparitur, i rrjepur, i gërvishtur, i shkëlfitur.
ZHVOSHK vep., ~A, ~UR kal. 1. I heq lëvoren një druri; zhvesh lëvoren nga kalliri i misrit; qëroj. Zhvoshk trungun. Ia zhvoshku lëkurën plepit. I zhvoshku bisqet e rinj. Zhvoshk misrin.
2. Rrjep lëkurën e trupit; shqyej. E zhvoshkën ferrat nëpër këmbë. Barra ia zhvoshku supin. Erdhi e u përplas me mua sa ma ka zhvoshkur lëkurën fare.
3. I heq shtresën që mbulon diçka ose me të cilën është lyer a është veshur. E zhvoshku murin. Iu zhvoshk boja derës. E paskan zhvoshkur pjatën. Sipërfaqja e tryezës ishte zhvoshkur.
✱Sin.: zhvesh, qëroj, lëvoroj, zhaparit, lëvozhg, rrjep, shqyej, gërvisht, zhdërvij.
ZHVOSHK vep., ~A, ~UR kal. 1. I heq lëvoren një druri; zhvesh lëvoren nga kalliri i misrit; qëroj. Zhvoshk trungun. Ia zhvoshku lëkurën plepit. I zhvoshku bisqet e rinj. Zhvoshk mi…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZHVÓSHK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III I bie lëkura a lëvozhga pjesë-pjesë (për drurët etj.). U zhvoshkën drurët. 2. vetv. Më hiqet a më bie lëkura petë-petë, më rri…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHVÓSHKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Rënie e lëkurës a lëvozhgës vende-vende. Zhvoshkja e pishës. Zhvoshkja e misrit. Zhvoshkja e lëkurës së duarve. 2. Rënia e shtresës që mbulon diçka.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë