Fjalori
ZHVISHEM

ZHVÍSHEM jovep., ZHVÉSH (u), ZHVÉSHUR 1. vetv. Heq nga trupi një rrobë a rrobatkam veshur; mbetem lakuriq; kund. vishem. U zhvesh fare. U zhvesh e u shtri. U zhvesh nga gjithë ato lecka e pecka.
2. vetv., vet. v. III I bien gjethet (një bime); mbetet pa gjelbërim; kund. vishet. U zhveshën pemët.
3. fig., vetv. Hedh poshtë a zhduk një ves, një konceptgabuar, një paragjykim etj., që më pengon për të punuar mirë e për të ecurpërpara etj. U zhvesh nga plogështia. U zhvesh nga veset (nga paragjykimet).
4. vetv., vet. v. III Zhvoshket, rripet (lëkura etj.). I ishin zhveshur duart nga finja.
5. pës. e ZHVESH.
Sin.: zbulohem, lakuriqem, shpërvishem, shpërvilem, crogem, zgaqem, zhvoshket, rripet, qërohet, lëvorohet, lëvozhget, çmbështillet, shkëlfitet.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.