Fjalori
ZHVILLUAR

ZHVILLÚAR (i, e) mb. 1.është rritur e është forcuar mirë, që ka zhvillimmirë fizik; që i ka zhvilluar mirë aftësitë e veta për të kryer një punë, një veprim ose një veprimtari; kund. i pazhvilluar. Me trupzhvilluar. Ka sy të zhvilluar.
2.është pajisur e pasuruar me veti e cilësimira, me njohurireja etj., duke u ngritur në një shkallëlartë; që është i pjekur e që ka fituar përvojëmadhe. Njeri i zhvilluar. Ka sedërzhvilluar. E ka të zhvilluar ndjenjën e empatisë.
3. Që ka përparuar, që ka arritur një shkallëlartë zhvillimi a një zhvillim më të madh se të tjerët; që ka marrë hovmadh; kund. i pazhvilluar. Vend i zhvilluar. Ekonomi (industri, bujqësi) e zhvilluar. Gjuhë e zhvilluar.
4. I përimtuar, i shtjelluar, i zbërthyer, i hollësishëm. Problema (ushtrime) të zhvilluara.
Sin.: i rritur, i përimtuar, i shtjelluar, i zbërthyer, i hollësishëm.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ZHVILLOJ
ZHVILLOJ

ZHVILL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrit dhe e forcoj nga trupi; bëj që të rritë aftësitë për punë e për veprim ose për një veprimtaricaktuar. Zhvillon trupin. Zhvillon mushkëritë (krahët, muskujt). Zhvillon syrin. I zhvilloi zërin. Të zhvillon kujtesën.
2. Bëj që të rritet i mbarë dhe shpejt, bëj që të zhvillohet mirë (për bimët etj.). Plehu (shiu) e zhvillon bimën.
3. E keqësoj dhe e përhap (një sëmundje etj.). E zhvillon sëmundjen.
4. E çojpërpara diçka duke e shtuar dhe duke e zmadhuar, e ngre në një shkallë të re më të lartë e më të përsosur; zgjeroj diçka dhe rrit më tej aftësitë prodhuese, i jap hovmadh. Zhvillon ekonominë (bletarinë). E kemi zhvilluar gjithçkamënyrëpandalshme dhefuqishme. Zhvillojmë industrinë (bujqësinë, arsimin e lartë).
5. Zgjeroj dhe thelloj një ide, një tezë, një teori, një doktrinë etj., e bëj më të qartë, më të kuptueshme e më të plotë; e përpunoj një teori më tej në kushtereja historike, e ngre në një shkallë më të lartë, e shpiepërpara. E zhvilloi më tej teorinë. Ishte i pari, ndërtjerët, që e zhvilloi thellësisht teorinë e valencës. E zhvilloi më tej strukturalizmin (gjenerativizmin).
6. Shtjelloj a trajtoj një temë; zgjidh një ushtrim, një problem etj.; zbërthej. Zhvilloi temën e dytë. E zhvilloi mirë (shkurt, me hollësi). Zhvilloi lëndë të re. Zhvilluan disa ushtrime (probleme). Këtë ide autori e zhvillontutje.
7. Merrem me një punë a me një veprimtari; organizoj një punë a një veprimtari dhe marr pjesë në të; ndërmarr diçka (zakonishtpërmasagjera); bëj. Zhvilluan një ndeshje miqësore. Zhvilluan qitjepoligon. Zhvilluan manovra. usht. Zhvilluan bashkëbisedimet. Zhvilluan bisedime dypalëshe.
8. foto. Përpunoj me lëndë kimike një film a një pllakë fotografike që të mos ndikojë drita mbi të; laj. Zhvilloj filmin.
Sin.: bëj, mbaj, rrit, forcoj, mbarështoj, keqësoj, përhap, përpunoj, shpjegoj, shtjelloj, trajtoj, pëimtoj, analizoj, shkoqit, zbërthej, laj.


Rezultate të ngjashme

►ZHVÍLLET jovep., ZHVÓLL (u), ZHVJÉLLË pës. e ZHVJELL.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHVILLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Proces i rritjes dhe formimit; rritja dhe forcimi trupor (i fëmijëve, i organeve); rritja e aftësive për punë, për veprim a për një veprimtari të cakt…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHVILLIMÓR,~E mb., libr. Që ka të bëjë me zhvillimin, që i nënshtrohet zhvillimit, që nxit zhvillimin, që është gjithnjë në zhvillim. Stadi zhvillimor. Lidhje zhvillimore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ZHVILL/ÓHEM jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv. Rritem e fuqizohem nga trupi; bëhem i fuqishëm e i aftë për të kryer një punë, më rriten aftësitë. Zhvillohem nga trupi. Iu zhvillua sht…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHVILL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrit dhe e forcoj nga trupi; bëj që të rritë aftësitë për punë e për veprim ose për një veprimtari të caktuar. Zhvillon trupin. Zhvillon mushkë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHVILLÚES,~E mb. Që nxit e ndihmon zhvillimin e diçkaje, që rrit forcën jetësore a vepruese të diçkaje, që shërben për ta zhvilluar me tej. Ushtrime zhvilluese. Krasitje zhvilluese…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHVILLÚES,~I m. 1. Ai që zhvillon më tej dhe e shpie më përpara një teori, një shkencë etj.; ai që zgjeron e thellon më tej një ide, një tezë, një doktrinë etj. Zhvilluesit e mendi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.