Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHVILL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrit dhe e forcoj nga trupi; bëj që të rritë aftësitë për punë e për veprim ose për një veprimtari të caktuar. Zhvillon trupin. Zhvillon mushkëritë (krahët, muskujt). Zhvillon syrin. I zhvilloi zërin. Të zhvillon kujtesën.
2. Bëj që të rritet i mbarë dhe shpejt, bëj që të zhvillohet mirë (për bimët etj.). Plehu (shiu) e zhvillon bimën.
3. E keqësoj dhe e përhap (një sëmundje etj.). E zhvillon sëmundjen.
4. E çoj më përpara diçka duke e shtuar dhe duke e zmadhuar, e ngre në një shkallë të re më të lartë e më të përsosur; zgjeroj diçka dhe rrit më tej aftësitë prodhuese, i jap hov të madh. Zhvillon ekonominë (bletarinë). E kemi zhvilluar gjithçka në mënyrë të pandalshme dhe të fuqishme. Zhvillojmë industrinë (bujqësinë, arsimin e lartë).
5. Zgjeroj dhe thelloj një ide, një tezë, një teori, një doktrinë etj., e bëj më të qartë, më të kuptueshme e më të plotë; e përpunoj një teori më tej në kushte të reja historike, e ngre në një shkallë më të lartë, e shpie më përpara. E zhvilloi më tej teorinë. Ishte i pari, ndër të tjerët, që e zhvilloi thellësisht teorinë e valencës. E zhvilloi më tej strukturalizmin (gjenerativizmin).
6. Shtjelloj a trajtoj një temë; zgjidh një ushtrim, një problem etj.; zbërthej. Zhvilloi temën e dytë. E zhvilloi mirë (shkurt, me hollësi). Zhvilloi lëndë të re. Zhvilluan disa ushtrime (probleme). Këtë ide autori e zhvillon më tutje.
7. Merrem me një punë a me një veprimtari; organizoj një punë a një veprimtari dhe marr pjesë në të; ndërmarr diçka (zakonisht në përmasa të gjera); bëj. Zhvilluan një ndeshje miqësore. Zhvilluan qitje në poligon. Zhvilluan manovra. usht. Zhvilluan bashkëbisedimet. Zhvilluan bisedime dypalëshe.
8. foto. Përpunoj me lëndë kimike një film a një pllakë fotografike që të mos ndikojë drita mbi të; laj. Zhvilloj filmin.
✱Sin.: bëj, mbaj, rrit, forcoj, mbarështoj, keqësoj, përhap, përpunoj, shpjegoj, shtjelloj, trajtoj, pëimtoj, analizoj, shkoqit, zbërthej, laj.
►ZHVÍLLET jovep., ZHVÓLL (u), ZHVJÉLLË pës. e ZHVJELL.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHVILLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Proces i rritjes dhe formimit; rritja dhe forcimi trupor (i fëmijëve, i organeve); rritja e aftësive për punë, për veprim a për një veprimtari të cakt…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHVILLIMÓR,~E mb., libr. Që ka të bëjë me zhvillimin, që i nënshtrohet zhvillimit, që nxit zhvillimin, që është gjithnjë në zhvillim. Stadi zhvillimor. Lidhje zhvillimore.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZHVILL/ÓHEM jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv. Rritem e fuqizohem nga trupi; bëhem i fuqishëm e i aftë për të kryer një punë, më rriten aftësitë. Zhvillohem nga trupi. Iu zhvillua sht…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHVILLÚAR (i, e) mb. 1. Që është rritur e është forcuar mirë, që ka zhvillim të mirë fizik; që i ka zhvilluar mirë aftësitë e veta për të kryer një punë, një veprim ose një veprimt…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHVILLÚES,~E mb. Që nxit e ndihmon zhvillimin e diçkaje, që rrit forcën jetësore a vepruese të diçkaje, që shërben për ta zhvilluar me tej. Ushtrime zhvilluese. Krasitje zhvilluese…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHVILLÚES,~I m. 1. Ai që zhvillon më tej dhe e shpie më përpara një teori, një shkencë etj.; ai që zgjeron e thellon më tej një ide, një tezë, një doktrinë etj. Zhvilluesit e mendi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë