Fjalori
ZHVILLIM

ZHVILLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Proces i rritjes dhe formimit; rritja dhe forcimi trupor (i fëmijëve, i organeve); rritja e aftësive për punë, për veprim a për një veprimtaricaktuar Zhvillimi i trupit (i mushkërive, i zemrës, i trurit).
2. Gjendja e bimëve kur rriten mbarë dhemënyrëshpejtë. Zhvillimi i agrumeve (i mollëve). Ështëzhvillim e sipër. Ndërprerja e zhvillimit.
3. Keqësimi dhe përhapja e diçkaje (sëmundje, epidemi etj.). Zhvillimi i sëmundjes.
4. Shtjellimi a trajtimi i një teme (zakonisht mësimore); shpjegim; zgjidhja e një ushtrimi, problemi etj. Zhvillimi i temësmësimit. I bëri një zhvillimhollësishëm (të thellë, të shkurtër) lëndës së re. Zhvillimi i temaveprapambetura. Kam punuar shumë me zhvillimin e problemave të vështira. Zhvillimi i ushtrimeve do më shumë kohë.
5. Organizimi i një pune a veprimtarie dhe pjesëmarrja në të; ndërrmarrja e diçkaje (zakonishtpërmasagjera). Zhvillimi i konkursitletërsisë. Zhvillimi i një ndeshjeje kampionati. Zhvillimi i bisedimeve dypalëshe.
6. filoz. Kalimi në një gjendje tjetër cilësore më të ndërlikuar, më të lartë e më të përparuar. Lëvizja e zhvillimi. Lufta e të kundërtave dhe zhvillimi. Ligjet e zhvillimit.
7. Shkallë e vetëdijes shoqërore dhe e aftësivedikujt; shkallë e përparimitshoqërisë ose të njërës prej fushaveveprimtarisë së saj. Zhvillim ekonomik (kulturor, mendor). Zhvillimi i metodave e i teknikavemësimdhënies. Zhvillimi i mëtejshëm i teorisëvalëve. Zhvillimi i industrisë (i bujqësisë, i shkencës, i artit, i letërsisë, i kulturës).
8. fot. Përpunimi a larja me lëndë kimike i një filmi a i një pllake fotografike që të mos ndikojë drita mbi të. Zhvillimi i një filmi. Merr zhvillim (diçka) zhvillohet.
Sin.: rritje, forcim, mbajtje, rrjedhje, përparim, lëvizje, shpjegim, organizim, përpunim, larje, shtjellim, zbërthim.


Rezultate të ngjashme

ZHVILLIMÓR,~E mb., libr. Që ka të bëjë me zhvillimin, që i nënshtrohet zhvillimit, që nxit zhvillimin, që është gjithnjë në zhvillim. Stadi zhvillimor. Lidhje zhvillimore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ZHVÍLLET jovep., ZHVÓLL (u), ZHVJÉLLË pës. e ZHVJELL.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ZHVILL/ÓHEM jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv. Rritem e fuqizohem nga trupi; bëhem i fuqishëm e i aftë për të kryer një punë, më rriten aftësitë. Zhvillohem nga trupi. Iu zhvillua sht…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHVILL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrit dhe e forcoj nga trupi; bëj që të rritë aftësitë për punë e për veprim ose për një veprimtari të caktuar. Zhvillon trupin. Zhvillon mushkë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHVILLÚAR (i, e) mb. 1. Që është rritur e është forcuar mirë, që ka zhvillim të mirë fizik; që i ka zhvilluar mirë aftësitë e veta për të kryer një punë, një veprim ose një veprimt…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHVILLÚES,~E mb. Që nxit e ndihmon zhvillimin e diçkaje, që rrit forcën jetësore a vepruese të diçkaje, që shërben për ta zhvilluar me tej. Ushtrime zhvilluese. Krasitje zhvilluese…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHVILLÚES,~I m. 1. Ai që zhvillon më tej dhe e shpie më përpara një teori, një shkencë etj.; ai që zgjeron e thellon më tej një ide, një tezë, një doktrinë etj. Zhvilluesit e mendi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.