Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHVESH vep., ~A, ~UR kal. 1. Heq nga trupi një rrobë a rrobat që kam veshur; i heq dikujt nga trupi një rrobë a rrobat që ka veshur; e lë lakuriq; kund. vesh. Zhveshi këmishën (pallton), I zhveshën rrobat e zisë. E zhveshën lakuriq. Mos e zhvish ashtu fëmijën!
2. I heq lëvoren një druri, një bime, një fryti, një fare etj.; i heq lëkurën një kafshe të therur a të vrarë, rrjep; i heq mbulesën diçkaje, e zbuloj. Zhvesh misrin (orizin). Zhvesh pambukun ndaj fijet e pambukut nga farat. Zhvesh telin. Ujërat e kanë zhveshur shkëmbin. E ka zhvesh e e ka shpuplue, / Si ndonjë zog i dalë nga veza, / E mandej vrik lart e ka çue. (folk.).
3. I shkund një bime gjethet, ia heq gjelbërimin; ia shkurtoj degët e gjethet, e krasit; e rralloj, ia pres drurët (një pylli etj.). Dimri i zhveshi drurët. E zhveshën pyllin.
4. Nxjerr shpatën, thikën etj. nga milli a nga këllëfi dhe bëhem gati të luftoj. Zhveshi shpatën (jataganin).
5. fig., bised. I heq dikujt të drejtën të mbajë një rrobë që është karakteristike për një profesion a për një detyrë; shkarkoj dikë nga një detyrë e caktuar; liroj; kund. vesh. Ia zhveshën uniformën ushtarake. E zhveshën nga ushtria. Dy herë e kishin zhveshur nga detyra dhe prapë e kishin marrë se ishte i zoti.
6. bised. I marr dikujt me forcë a me dinakëri diçka; e grabit, e vjedh, e plaçkit. E zhveshën hajdutët. E zhveshën popullin. Fajdexhiu të zhvesh pak e nga pak.
✱Sin.: heq, zbuloj, zdesh, blecoj, shpërvjel, shpërvesh, cullakoj, rrjep, shpuploj, shpendoj, zhvoshk, qëroj, krasit, rralloj, liroj, vjedh, grabit, plaçkit.
♦ E zhveshi (e hoqi) *lëkurën (dikush) keq. E zhveshi pallën (*shpatën) (dikush).
ZHVÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zhvesh nga trupi një rrobë a rrobat që kam veshur; kund. veshje. Zhveshja faqe të tjerëve ia çoi nderin në fund të këmbëve. 2. Heqja e lë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHVESHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që zhvesh misër. Punuan disa zhveshtarë në hangarët e misrit e nuk mbaruan.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHVESHTÁR,~E f. sh. ~E, ~ET Ajo që zhvesh misër. Zhveshtare e zonja.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHVÉSHUR (i, e) mb. 1. Që e ka trupin të zbuluar, pa rroba; që i ka hequr rrobat, që është zhveshur; që është veshur keq, me pak rroba ose me rroba të holla; lakuriq; kund. i veshu…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHVÉSHUR ndajf. Pa rroba në trup, me trupin të zhveshur; pa veshjet e nevojshme, lakuriq. E la (e nxori) zhveshur. Ai fle zhveshur. ✱Sin.: lakuriq, dakull, zbuluar, cull, cullak, d…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHVÉSHËS,~E mb. Që shërben a që përdoret për të zhveshur misrin, lëvoren e një fryti, farat etj. Makinë zhveshëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHVÉSHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Makinë e posaçme që përdoret për të zhveshur misrin, orizin etj. Zhveshëse orizi. Zhveshëse misri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë