Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHVAT (ZHVAS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Shkëput një copë nga diçka duke e tërhequr me forcë; shqit, shqyej; ia heq mishin a lëkurën copa-copa; rrjep. Ia zhvati lëkurën. E zhvatën qentë. E zhvati me thonj (me dhëmbë). Zhvati një copë bukë. - Mos e zhvat ashtu mishin! - Frap! E kapi për mishi dhe ia zhvati një cep. (folk.).
2. Heq a shkul diçka nga vendi ku është ngulur duke e tërhequr me forcë; rrëmbej, grabit diçka. I zhvati orën (çantën) nga dora. I zhvati shaminë nga koka. Zhvati shpatën nga milli. U mundua t'ia zhvaste nga duart.
3. fig. Marr nga të tjerët me forcë a me dredhi diçka që s'më takon, rrëmbej diçka që s'e meritoj; nxjerr përfitime e të mira me mënyra jo të ndershme; e grabit. Kishte zhvatur arkën e shtetit. Zhvati një shumë të majme. Ia zhvati të gjitha ç'kishte. Kërkon të zhvatë nga shoqëria. E zhvatën mirë e mirë. E kishte zhvatur atë tokë. Edhe lëkurën ia zhvatën. Zhvat andej e zhvat këtej. Pasi e zhvati mirë e mirë e nuk i la asnjë kacidhe, e nxori nga shtëpia dhe i dha udhët. (folk.). Të tjerë u rropatën e të tjerë i zhvatën. (fj. u.).
✱Sin.: shqit, shqyej, shkëput, shakmis, shkalafit, sharanduk, rrjep, rrëmbej, grabit, plaçkit, zgrap.
♦ Ia zhvati (ia mori, ia rrëmbeu nga *duart (dikë a diçka).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë