Fjalori
ZHUZHAK

ZHUZHÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Scarabeus auratus) 1. Kandërr e vogël me dy palë krahë, ngacilët të sipërmit janëfortë e të ndritshëm, ndërsa të poshtmit, që hyjnëpunë për fluturim, janëhollë; vizhë. Zhuzhaku i gjelbër. Zhuzhaku i bajgave. Ndeshja e dy zhuzhakëve të kaltër. Poshtë tij ishin fshehur dy zhuzhakëvegjël. Në gjuhën e popullit zhuzhaku quhetvizhë”. Flet si zhuzhakushishe (dikush) flet kot, nuk merret vesh se çfarë thotë.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtalidhen me këtë kandërr. Zhuzhaku i artë (lat. Cetonia aurata) brumbull me jetëgjatësi dyvjeçare, me krahë mbrojtësngjyrë ari dhetejdukshëm për fluturim, që ushqehet me nektar dhe me polenin e trëndafilave gjatë pranverës dhe verës. Zhuzhaku i drithërave (lat. Zabrus tenebriodes) brumbull i zi, me kurriz me vijapërhime, që ushqehet me bar e dëmton drithërat. Zhuzhaku i hardhisë (lat. Anomala vitis) brumbull me kokë dhe një pjesëkurrizitngjyrë jeshileerrët metalike, me gojë tipike për përtypje, i përshtatur për të kafshuar gjethe, që dëmton vreshtat. Zhuzhaku i majit (lat. Melolontha melolontha) brumbull i madh me ngjyrë kafeerrët ose të kuqërremtë me nuancazeza, me kokëzezë e me sy të mëdhenjzinj, që nisfluturojë nga fundi i pranverës. Zhuzhaku i misrit (lat. Pentodon punctatus Villers) brumbull shumë i përhapur, me ngjyrë kafeerrët deri në të zezë, me shkëlqimlehtë, me flatra të pikëzuara, me krahë për të fluturuar si koracë, larvat e të cilit dëmtojnë rrënjët e bimët bujqësore, zakonishtmisrit dhe drithrave foragjere. Zhuzhaku lëvorengrënës (lat. Agrilus sinuatus) i njohur si brumbulli i drurit, me trupzgjatur, të sheshtë dhefortë, me ngjyrë bronzierrët në të gjelbërerrët, me një shkëlqim metalik, që ushqehet kryesisht me lëvorekalbura drurësh ku vendosin edhe vezët. Zhuzhaku me bri (lat. Oryctes nasicornis) brumbull i madh, me ngjyrëkafeerrët derigështenjë, me truplëmuar dheshkëlqyeshëm, që karakterizohen nga një bri i gjatë e i harkuar mbi kokë për meshkujt, i ngjashëm me bririn e rinocerontit, të cilin femrat ose nuk e kanë, ose e kanë shumëvogël.
3. Rend i veçantë i këtyre kandrrave. Rendi i zhuzhakëve.
Sin.: zhuzhingë, vizhë, zhuzhull, zhuzhullak, grep.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.