Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ZHUBRÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me zhubra, bëhem zhubra-zhubra (për një rrobë); rrudhet. Iu zhubros kostumi (këmisha). Zhubrosem pa u veshur mirë. Letra u zhubros menjëherë.
2. vetv. Më mblidhet e më bëhet lëkura zhubra-zhubra; mbushem me zhubra (në fytyrë, në duar etj.); rrudhem. U zhubros në fytyrë. Iu zhubros lëkura (balli). Unë vështroja se si faqet, që kishin filluar t’i zhubroseshin, i lageshin nga lotët.
3. vetv., vet. v. III Thahet dhe fishket, mblidhet, rrudhet (për bimët). U zhubros misri nga thatësira.
4. pës. e ZHUBRÓS.
✱Sin.: zhubrosem, rrudhem, rrudhosem, palëzohet, zhublohem, zhubravitem, zhaparitem, çallapatisem, tutëlohem, fishkem, thahet, vyshket.
ZHUBRÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj me zhubra, e mbush me zhubra; i prish hekurin një rrobe, e rrudh. E zhubrosi letrën me duar. E zhubrosi fundin (fustanin, këmishën). Mantelin prapa e kishte zhubrosur keq kur ishte ulur.
2. Rrudh ballin a lëkurën e fytyrës, të dorës etj. Hallet ia kishin zhubrosur fytyrën.
3. E bëj të valëzojë lehtë në sipërfaqen e ujit. Era e zhubrosi liqenin.
4. vet. v. III E than dhe e fishk, e mbledh, e rrudh (për bimët). Vapa e zhubrosi misrin. Era dhe acari ia kishin zhubrosur lëkurën lisit plak.
✱Sin.: zhubros, rrudh, rrudhos, palëzoj, zhubloj, zhubravit, zhaparit, rreshk, çallapatis, fishk, thaj, vyshk.
►ZHUBR/ÓHEM jovep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. vetv. Rudhem, zhubrosem.2. pës. e ZHUBRÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHUBR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Rrudh, zhubros. Zhubroj letrën (shaminë).
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHUBRÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj me zhubra, e mbush me zhubra; i prish hekurin një rrobe, e rrudh. E zhubrosi letrën me duar. E zhubrosi fundin (fustanin, këmishën). Mantelin pr…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHUBRÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zhubros diçka, kur i prish hekurin një rrobe. Ka marrë zhubrosje. Zhubrosja e këmishës (pantallonave, xhaketës).2. Gjendja kur mblidhet …
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHUBRÓSUR (i, e) mb. 1. Që është bërë tërë zhubra, që është zhubrosur. Kostum i zhubrosur. Këmishë e zhubrosur. Jastëk i zhubrosur. Fletore e zhubrosur. Letra ishte e lagur dhe e z…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë