Fjalori
ZHGURIT

ZHGURÍT (ZHGURÍS) vep., ~A, ~UR 1. kal. dhe jokal., vet. v. III Gërvisht dheun me këmbë dhe nxjerr gurëvegjël (zakonisht për pulat) përpush, shprush. Pula zhgurit dheun. Po zhguritnin në kopsht. Gjel kokoshi rri mbi pleh, / Zhgurit me këmbë e shprish me sqep. (folk.).
2. kal. Kruaj dhëmbët me një kunj për t'i pastruar nga mbeturinat e ushqimeve. Zhgurit dhëmbët.
Sin.: pupurit, përpush, shprush, shkëpurdh, shpupirit, kruaj, rrëmoj, gërmoj, çërmoj.


Rezultate të ngjashme

►ZHGURÍT/ET jovep., ~ (u), ~ÚR vet. v. III 1. vetv. Gërvisht dheun me këmbë për të gjetur ushqim (zakonisht për pulën); përpushet. Pulat po zhguriten në oborr. Zogu zhguritet dy a …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHGURÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zhgurit për të gjetur ndonjë ushqim (zakonisht për pulën). Zhguritja e dheut nga pulat si mënyrë për t’u ushqyer. 2. Shkarrëzim, zhgërry…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.