Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHGJAKËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. etnogr. I marr gjakun një të vrari, duke vrarë vrasësin a një të afërm të tij, laj gjakun sipas zakonit të gjakmarrjes. E zhgjakësoi të vëllanë (të nipin).
2. fig. E shlyej një të keqe, duke e ndëshkuar fajtorin a keqbërësin. E zhgjakësoi turpin që iu bë.
3. I nxjerr gjakun një kafshe të therur, e lë t'i kullojë gjaku, e pastroj nga gjaku. E theri dhe e zhgjakësoi.
ZHGJAKËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. etnogr. Larja a marrja e gjakut një të vrari, duke vrarë vrasësin ose një të afërm të tij; hakmarrje. Vrasje për zhgjakësim. Bëj zhgjakësim marr hak…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZHGJAKËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. etnogr., vetv. I merret gjaku një të vrari, hakmerrem për të (sipas zakonit të vjetër të gjakmarrjes). U zhgjakësua për vëllanë. 2. vetv. H…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHGJAKËSÚAR (i, e) mb. Që është zhgjakësuar. Dele (dash) e zhgjakësuar. Jashtë këtij stadi të zhgjakësuar s’ka ku të ikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë