Fjalori
ZHGARDHINË

ZHGARDHÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dru, zakonisht tra, që është brejtur nga tenja dhe thyhet shpejt.
2. Shtëpi e vjetër dhe e prishur, e hapur ngakatër anët, që është gati në të rënë; karakatinë, harvallinë, shpartallinë. Banonin në një zhgardhinë.


Rezultate të ngjashme

ZHGARDHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur zhgardhoj diçka; kund. gardhim. Zhgardhimi i arave. Zhgardhimi i anëve të rrugëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHGARDHNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Zhgardhim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHGARDHN/ÓHEM jovep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Prishet, shkatërrohet ngaqë i shthuren a i zbërthehen pjesët përbërëse. U zhgardhnua shtëpia me gjithë oborr.2. vetv., vet. v…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHGARDHN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Prish ose heq gardhin; zhgardhoj; kund. gardhoj.2. Shthur a shprish diçka të thurur; çend; kund. end. E zhgardhnoi pëlhurën e endur.3. fig. Sht…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHGARDHNÚAR (i, e) mb. Që është zhgardhnuar. Oborri i zhgardhnuar dukej si pa jetë. Pëlhurë e zhgardhnuar. Ai ndjeu frymën nëpër eshtrat e skeletit të vet të zhgardhnuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ZHGARDH/ÓHET jovep., ~UA (u), ~UAR vet. v. III 1. vetv. 1. Prishet, shkatërrohet ngaqë i shthuren a i zbërthehen pjesët përbërëse; bëhet karakatinë; kund. gardhohet. U zhgardhua s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHGARDH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I prish ose i heq gardhin një kopshti a diçkaje tjetër të rrethuar; i heq gardhimin; kund. gardhoj. Zhgardhoj kopshtin (bahçen).2. Zbërthej në p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHGARDHÚAR (i, e) mb. 1. Që i është hequr a i është prishur gardhi (tokës, arës, bahçes, kopshtit etj.) Kopsht i zhgardhuar. Nëse të duhet ndonjë hu i shëndoshë gardhi, ja gardhi i…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.