Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHGËRRÝERJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gërryerja me vrull e për një kohë të gjatë e dheut, plehut, borës etj., duke e hedhur sa andej-këtej. Zhgërryerja e dheut.
2. Shkarëzimi i kafshëve në tokë, në baltë etj.
3.Tërheqja zvarrë ose rrokullisja e dikujt a diçkaje në pluhur; fëlliqje, ndotje. Zhgërryerje nëpër baltë.
4. fig. Të harxhuarit e diçkaje pa masë. Zhgërryrja e pasurisë.
5. fig. Përdhosja e dikujt si një gjë pa vlerë. Zhgërryrja e pleqve. E kam vuajtur në kurriz zhgërryrjen.
✱Sin.: gërryerje, shkarëzim, fëlliqje, ndotje, përlyerje, zhyerje, ndotje, lerosje, përdhosje, poshtërim.
ZHGËRR/ÝEJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Gërryej me vrull e për një kohë të gjatë dheun, plehun, borën etj., duke e hedhur sa andej-këtej. E zhgërreu borën me këmbë. E zhgërryen tokën m…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHGËRRÝER (i, e) mb. 1. Që është zhgërryer. Vend i zhgërryer nga pulat.2. I ndotur, i fëlliqur. Buallica të zgërryera në pellg. Me setre të zhgërryer. I lyer e i zhgërryer me lloj-…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHGËRRÝER,~IT (të) as. Zhgërryerje. Të zhgërryerit e pulave në pluhur e hi. Të zhgërryerit a heqja zvarrë nëpër pluhur a baltë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHGËRRÝES,~E mb. 1. Që zhgërryhet shumë (kali, gomari). Hiqja samarin, se është kafshë zhgërryese e ka nevojë kur sheh pluhur. 2. Që prish pasurinë pa kursim. Është zhgërryes i mad…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZHGËRR/ÝHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Shtrihem për tokë e rrotullohem sa andej-këtej, duke u bërë me baltë, me dhe a me pluhur; shtrihem a mbështetem diku dhe kruaj kurrizin…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë