Fjalori
ZHELE

ZHÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Copë e shqyervaret nga një rrobë e vjetër. I vareshin zhelet.
2. kryes. sh. Rrobavjetra, të grisura e të ndotura; rreckë, leckë. Vishej me zhele. Kur ruan vathë e dele, ha djathë e nuk vesh zhele. (fj. u.). Me gjumë e me zhele ngopesh kurdoherë. (fj. u.). Dimër e zhele mos lyp. (fj. u.).
3. fig., bised., keq. Njeri a diçka që nuk ka asnjë vlerë, leckë; njerimerret nëpër këmbë nga kushdo, ai që shkelet me këmbë ngatjerët. Mos u merr me zhelet! Zhele fare është. Iu duk vetja zhele. Para tij ai është zhele. E bëri zhele (dikë) e shau rëndë, s'i la gjë pa thënë, e bëri për pesë para.
4. si mb. I vjetër, i grisur dhe i ndotur (kryesisht për veshjet). Pantallona (këpucë) zhele. Mbante veshur një gunë zhele.
Sin.: leckë, rreckë, leckurinë, cergë, cule, cangël, sukull, leskër, cërule, lëvere, zhelinë, vjetërsirë.
U zhele (dikush) shih u leckë. E bëri zhele 1. (diçka) shih e bëri fërtele1 (diçka). 2. (dikë) e bëri leckë (dikë).


Rezultate të ngjashme

ZHELEMÉL,~E mb., keq. 1. Zhelaman, leckaman. Grua zhelemele.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHELAMÁN,~E mb., keq. I veshur me zhele; që i varen zhelet, leckaman, zhelan. Grua zhelamane. Burrë zhelaman.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHELAMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri i veshur me zhele; leckaman, zhelan. U mblodhën ca zhelamanë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHELÁN,~E mb., keq. 1. Që i ka rrobat zhele-zhele, i leckosur, leckaman; shumë i varfër. Fëmijë zhelanë. Lypës zhelan. Të rinj zhelanë. Grua zhelane. Një familje ciganësh zhelanë e…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHELÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri i veshur keq, me rrobat zhele-zhele; leckaman, rreckaman. Zhelani milioner. Turmë zhelanësh. Qyrk zhelani. Një zhelan i panjohur. Ka gjithfarë zhelan…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHELÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Femër e veshur keq, me rrobat zhele-zhele; leckamane, rreckamane. - Sa zhelane të kanë trokitur sot në derë? E shikonin me kureshtje zhelanen e bukur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHELÍM,~I m. Veprimi kur zheloj diçka; copëtim, grisje, shqyerje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHELÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rrobë a diçka tjetër e vjetër dhe zhele-zhele, leckë. Mblodhi zhelinat e i hodhi. Sin.: zhele, leckë, rreckë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHEL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E gris në shumë vende, e shqyej diçka, e bëj zhele-zhele, leckos. I zheloi rrobat. Me një kashai të vjetër kish dashur ta kruante gomarin, po ia kish …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHELÚAR (i, e) mb. Që i janë grisur rrobat; i bërë copë-copë nga rrobat; i veshur me rroba të shqyera, i leckosur, zhelan1.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.