Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHEGÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zhegit në kohën e zhegut; kalimi i vapës duke pushuar. Zhegitja e drekës.
2. Koha e mërzimit të bagëtive në pikun e vapës. Zhegitja e dhenve nën hije.
3. Ndjesia e djegies, përvëlimit prej vapës a zhegut. - A e ke ndier zhegitjen sivjet?
4. Përcëllimi nga vapa e madhe, tharja nga zhegu (zakonisht për bimët). Zhegitja e të mbjellave na i la hambarët bosh.
5. fig. Lodhje e madhe, mundim i madh. Zhegitjet e jetës. E kaloi moshën e rinisë me zhegitje të padëgjuara.
✱Sin.: ngrohje, vapim, pushim, përvëlim, përcëllim, mërzim, lodhje, rraskapitje, mundim.
ZHEGÍT (ZHEGÍS) vep., ~A, ~UR 1. jokal. Pushoj në kohën e zhegut, kaloj vapën. Zhegiti në hije të manit. Zhegita pranë një burimi. 2. kal. Çoj bagëtinë diku që të mërzejë në kohën …
Shfaq përkufizimin e plotë →►ZHEGÍT/EM vep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Pushoj në kohën e zhegut, kaloj vapën, zhegohem. U zhegitën nëpër hije. U zhegitëm në një stan. Vapa të merrte frymën dhe ai donte të zhegitej…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHEGÍTUR (i, e) mb. Që është zhegitur; që ka zhegitur. U ndal menjëherë, ashti siç qe i zhegitur.✱Sin.: i djegur, i përvëluar, i përcëlluar, i tharë, i lodhur, i munduar, i rraskap…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë