Fjalori
ZHDRIVILLOJ

ZHDRIVILL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zhdërvjell; shthur, prish. Zhdrivilloi lëmshin (gërshetin). I zhdrivillon trikot e leshit.
2. fig. Zhvilloj, shtjelloj (një mësim, një temë etj.) Zhdrivilloj mësimin. Zhdrivillojmë mendimin tonë mbi këtë pyetje me pak fjalë. Lypset domosdo që t’i zhdrivillojmë pakgjatë mendimet tona. Një përkufizim më të plotë do ta zhdrivillojmë me hollësi.
Sin.: zhdërvjell, shtjelloj, zhvilloj.


Rezultate të ngjashme

ZHDRIVILLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Zhdërvjellje. Zhdrivillimi i lëmshit. Zhdrivillimi i trupit . Do të përkujdeseshin me shpirt për zhdrivillimin e mendjes. Zhdrivillimi i shoqërisë.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ZHDRIVILL/ÓHEM jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Çmbështillet, shprishet, zhdridhet, a shthuret diçka. U zhdrivillua lëmshi. Iu zhdrivilluan gërshetat. 2. vetv. Përdridh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ZHDRIVILLÚAR (i, e) mb. 1. Që është zhdrivilluar. Lëmsh i zhdrivilluar. Vajzë (grua, nuse) e zhdrivilluar. Mendje e zhdrivilluar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.