Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ZHDRÍDHEM jovep., ZHDRÓDHA (u), ZHDRÉDHUR 1. vetv., vet. v. III Shthuret, shprishet vetë (për diçka të thurur a të dredhur); shpërdridhet. Litari u zhdrodh.
2. vetv. Kthehem menjëherë mbrapsht ose në një anë tjetër. Ai shkon duke u zhdredhur derisa humbet nga sytë e tyre. Zhdridhet e përdridhet. (fj. u).
3. fig., vetv., vet. v. III Prishet, merr një drejtim tjetër. Puna u zhdrodh keq. Dredha do të zhdridhet, rrjedha do të rrjedhë. (fj. u). Për darsëm vallen hidhe e hidhe, po mos e përdridh, se zhdridhet. (fj. u).
4. pës., vet. v. III e ZHDREDH.
✱Sin.: shprishet, shthuret, çmbështillet, kthehet, ndryshohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë