Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ZHDRÉJTË (i, e) mb. 1. spec. I tërthortë, që nuk bëhet drejtpërdrejt; që bëhet nëpërmjet të dikujt a të diçkaje tjetër; që bëhet në drejtim tjetër a në drejtim të kundërt; kund. i drejtë. Raport i zhdrejtë. Përdorim i zhdrejtë. Pyetje e zhdrejtë. Tregim i zhdrejtë (let.) tregim që i bëhet jo nga autori i veprës, por nëpërmjet një personazhi. Reaksion i zhdrejtë (kim.) reaksion, gjatë të cilit lënda e krijuar shpërbëhet përsëri në elementet e saj. Pjalmim i zhdrejtë (bot.) pjalmim që bëhet ndërmjet dy luleve. Fjali pyetëse e zhdrejtë (gjuh.) fjali, në të cilën pyetja bëhet në mënyrë të tërthortë. Kundrinor i zhdrejtë. (gjuh.). Ligjëratë e zhdrejtë. (gjuh.). Rasë e zhdrejtë. (gjuh.).
2. mat. Që është i tillë saqë rritja e njërës anë ose e njërit faktor sjell zvogëlimin e anës tjetër ose të faktorit tjetër dhe anasjelltas; kund. i drejtë. Përpjesëtim i zhdrejtë. Rregulla e treshit e zhdrejtë.
ZHDRÉJTAS ndajf. Në mënyrë të tërthortë, tërthor, tërthorazi; kund. drejtas. Kaloi zhdrejtas. I ra zhdrejtas.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDRÉJTAZI ndajf. Zhdrejtas;kund. drejtazi. I bie zhdrejtazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDREJTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Drejtim në mënyrë të gabuar; kthim në një drejtim tjetër, dredhim. Zhdrejtimi nga rruga. U shoqërua me një zhdrejtim e pasiguri.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDREJT/ÓHET jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Drejtohet në mënyrë të gabuar ose i ndryshohet drejtimi; kthehet në drejtim tjetër; shmanget, manipulohet. Ishte zhdrejtuar…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDREJT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Drejtoj në mënyrë të gabuar ose ndryshoj drejtimin e diçkaje, e kthej një drejtim tjetër; shmang, manipuloj. Zhdrejtoi rrugën. Ai zhdrejtoi makinën…
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDREJTPESHÍM,~I m. sh.~E, ~ET lib. Humbje drejtpeshimi; çekuilibrim.
Shfaq përkufizimin e plotë →ZHDREJTÚAR (i, e) mb. Që është zhdrejtuar. Kishin qenë të frikësuar a të zhdrejtuar qëllimisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë